“Na mbyti vapa”, Enca shfaqet super provokuese nga varka
Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka ndarë pak më parë me ndjekësit një tjetër moment nga pushimet e saj, shkruan IndeksOnline.
Artistja ka publikuar një fotografi nga një varkë në mes të detit, ku shfaqet e veshur me bikini dhe me një pamje tipike verore.
Me diellin, detin dhe temperaturat e larta në sfond, Enca duket se po e shijon në maksimum sezonin e verës.
“Na mbyti vapa”, ka shkruar ajo krahas fotografisë, duke i dhënë edhe më shumë nota verore postimit.


