FIDANISHTJA

Na maltretuan dhe na mashtruan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Demir Krasniqi- Për mënyrën se si u organizua dhe si u realizua Koncerti i Këngës dhe Muzikës Folklorike, dedikuar Diasporës Shqiptare , në Gjilan, më datën 26 Korrik 2012, kemi shkruar më herët dhe për këtë , opinioni i gjerë publik është njoftuar në detaje.

Tani, e shohim të nevojshme që ta njoftojmë publikun e gjerë edhe për një lojë e mashtrim tjetër perfid , i cili iu atribuua fillimisht të gjithë pjesëmarrësve dhe interpretuesve të muzikës folklorike , nga ana e Organizatorëve të asaj Mbrëmje, me rastin e ftesave për atë Koncert !

Meqë , asnjëri nga protagonistët e ftuar për të marrë pjesë në atë Koncert, nuk ka parashtruar kushte paraprake dhe nuk ka kërkuar as kompensime materiale , Organizatorët e këtij Koncerti, krahas ftesave përmes telefonave celularë , në vazhdimësi na kanë premtuar se do të na shpërblejnë me nga një mëditje modeste , në shumë prej 20 Eurove !

GRANDEMALL

Megjithatë, Koncerti u mbajt ashtu siç u mbajt, nën kushtet për të cilat kemi shkruar më herët, por premtimi i Organizatorit për këtë pagesë minimale nuk u realizua sot e atë ditë ?!

Në përpjekjet tona, për të kërkuar sqarime lidhur me këtë mashtrim, Organizatorët filluan t’ia hedhin topin njëri – tjetrit , e pastaj ka qenë e pa mundur për të kontaktuar dhe marrë sqarime zyrtare, nga se tani ata nuk po na i hapin as telefonat për komunikim ?!

Pra, kjo është edhe një pasqyrë reale se si na maltretuan dhe na mashtruan edhe kësaj radhe, organizatorët e manifestimeve të këtilla !

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.