UBT

Na latë në izolim, kërkoni falje dhe jepni dorëheqje!

/ 7 minuta lexim

Ka disa vjet që politikanët kryesorë të Kosovës premtojnë se do të ndodhë liberalizimi i vizave, por sa më fuqishëm ata zotohen, aq më tepër zvarritet ky vendim. Pak gjasa ka që sivjet të hiqen, ndërsa në pikëpyetje mund të jetë edhe viti i ardhshëm, pavarësisht deklaratave mashtruese të liderëve dhe zyrtarëve të ndryshëm kosovarë.

“Të gjithë skenaristët politikë duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve dhe të dorëhiqen, duke filluar nga presidenti Hashim Thaçi, kryekuvendari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe Dhurata Hoxha, së bashku me klanet e tyre, të cilat po mrizojnë në politikë dhe po paguhen nga taksat e qytetarëve”, tha Ali Hertica për “Kosova Sot”.

Ka disa vjet që politikanët kryesorë të Kosovës premtojnë se do të ndodhë liberalizimi i vizave, por sa më fuqishëm ata zotohen, aq më tepër zvarritet ky vendim. Pak gjasa ka që sivjet të hiqen, ndërsa në pikëpyetje mund të jetë edhe viti i ardhshëm, pavarësisht deklaratave mashtruese të liderëve dhe zyrtarëve të ndryshëm kosovarë.

Për momentin mbeten një enigmë se a do t’u kërkojnë falje qytetarëve dhe të dorëhiqen nga këto poste presidenti Hashim Thaçi, kryekuvendari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, që deklaronin secili se është punë e kryer heqja e vizave për qytetarët e Kosovës deri në fund të vitit. Analistët politikë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe qytetarët, po pyesin se tashmë këta pushtetarë po heshtin kur e kanë kuptuar se nuk do të ketë vendim për heqjen e vizave sivjet. Sipas tyre, këta pushtetarë janë bërë tepër irritues dhe të padurueshëm dhe asnjëherë ajo çka po premtojnë nuk po del, por vetëm vazhdojnë të gënjejnë dhe të mashtrojnë qytetarët. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ali Hertica, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se është i dëmshëm për vetë politikat e zgjerimit të BE-së mosliberalizimi i vizave për kosovarët në kohën që kjo u mundësohet edhe Ukrainës dhe Gjeorgjisë, që nuk kanë kontroll efektiv të territorit, ndërsa Kosova thuajse e ka këtë.

Korrupsioni na lë në izolim

Sipas Herticës, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë është thënë dje se nuk ekziston asnjë afat dhe kohë e dakorduar në lidhje me vendimin për heqjen e vizave për Kosovën në këtë fazë, tashmë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës duhet t’u kërkohet falje që po dalin gënjeshtarë nga politika e tyre dhe deklaratat e parealizuara, duke premtuar se sivjet do të hiqen vizat, deri në fund të vitit.”Duhet të ketë një kompromis nëse vërtet kjo klasë politike dëshiron të shtyjë agjendën tutje. Kosovës dhe politikës u duhet angazhim dhe dinamikë e shtuar, sidomos te kriteri i parë për Kosovën, i cili është më i prekshëm sa i përket luftimit të korrupsioni dhe krimeve të larta që i ka cekur komisioni, ku diplomati gjerman të ketë thënë se Kosova ka ende kritere që duhen përmbushur, njëri prej tyre, më i rëndësishmi, lufta kundër korrupsionit”, shtoi më tej Hertica. Sipas tij, i gjithë ky skenar i parealizuar vjen nga politika e dobët dhe politikanët të cilët shëtisin pa dhënë rezultate nga mosnjohja e politikës, ku qytetari po është pre dhe viktimë e tyre. Ndërsa analisti politik, Ibrahim Kelmendi, për gazetën “Kosova Sot” thotë se po të kishin qenë të përgjegjshëm këta pushtetarë të apostrofuar, për të dhënë dorëheqje për mashtrimet që kanë bërë lidhur me liberalizimin e vizave, akoma më keq, për fajin kryesor për mosheqjen e vizave nuk do të kishin garuar fare për të marrë këto përgjegjësi, meqë do ta dinin se nuk janë të përgatitur intelektualisht. “Nga të pakarakterët nuk duhet pritur veprim të karaktershëm. Vetëm naivët ua kërkojnë këtyre dorëheqjen. Këta do të duhej dëbuar. Nëse nuk mund të dëbohen, duhet pranuar zuzërinë dhe injorancën e popullatës së Kosovës dhe sidomos shumësisë së madhe të atyre që, në ndërkohë, kanë mbaruar edhe fakultete, por që po kundërmojnë karakter skllevërish e egoistësh mjeranë”, potencoi Kelmendi.

Qeverisje e pamoralshme

Fundamenti

Përveç analistëve politikë, edhe qytetarët e anketuar po kërkojnë dorëheqjet e tre politikanëve dhe ministres që gënjyen për liberalizim të vizave deri në fund të vitit. Kësisoj, qytetari Blerim Shishko për gazetën “Kosova Sot” thotë se, sikur të kishin moral pushtetarët tanë, ata do të duhej që të jepnin dorëheqje të menjëhershme nga postet e tyre, sepse janë dhjetë vite të gënjeshtrave të tyre që na premtuan për liberalizim të vizave e deri tash asgjë”, u shpreh ai.”Nëse deri në fund të këtij viti nuk bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, vërtet këta pushtetarë dhe ministra, përkatësisht presidenti Hashim Thaçi, kryekuvendari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrja Dhurata Hoxha nuk japin dorëheqje nga këto poste, atëherë qytetarët tanë duhet që masovikisht mos t’i votojnë, në asnjë mënyrë, në zgjedhjet nacionale të radhës, që do të mbahen, sepse vërtet na kanë zhgënjyer me gënjeshtrat e tyre”, vlerësoi Shishko. Ndërsa qytetari tjetër nga Prishtina, Shaban Salihu, për gazetën “Kosova Sot” thotë se nëse sivjet nuk do të kemi liberalizim të vizave, atëherë jam i mendimit se pushtetarët tanë, presidenti Hashim Thaçi, kryekuvendari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrja Dhurata Hoxha, duhet të japin dorëheqje të menjëhershme nga këto poste.”Vërtet këtë liberalizim të vizave e kemi paguar shumë shtrenjtë, sepse deri më tash i kemi humbur më shumë se 8 mijë e 500 hektarë tokë me Malin e Zi, pastaj edhe 2500 hektarë me Maqedoninë dhe sërish kemi mbetur shteti i vetëm në Evropë të izoluar, pa llogaritur këtu se sa territor ndoshta do të humbim edhe me Serbinë”, theksoi ai. Sipas tij, duhet që të jemi realë se kjo është e vështirë se do të japin dorëheqje, ngase ata tashmë janë mësuar me rroga të mira, privilegje, para dhe luks, andaj për këtë do të vendosë populli ynë.

SHPËRDORIMI I BESIMIT QYTETAR

“Tani, po të jetë lider dhe politikan i vërtetë, ai do kërkojë falje dhe do të dorëhiqej nga pozita e cila është dhe nuk u treguan të suksesshëm në politikën dhe besimin që ju ka dhënë qytetari”, vlerësoi Ali Hertica për “Kosova Sot”.

POLITIKANË PA KARAKTER

“Këta pushtetarë ua kanë dhënë lugën e vogël ca vetave që të hanë çull nga legeni që po ua servirin dhe prandaj u bëjnë atyre tifozëri dhe elozhe… Rëndom, politikanët e pakaraktershëm premtojnë ato që nuk i realizojnë, meqë e dinë së turmat e injorantëve ushqehen me të tilla mashtrime dhe politikanët livadhisin më lirshëm kur kanë mbrapa injorantët, egoistët mjeranë, (pseudo)intelektualët mediokër, kriminelët… Fatkeqësia e popullatës mjerane është ta vuajë sundimin e pjellës së saj”, tha Ibrahim Kelmendi për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)