Hidromorava

Myslimanët e hebrenjtë bashkohen në mbrojtje të synetllëkut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Grupet evropiane të myslimanëve dhe hebrenjve kanë bashkuar forcat për të mbrojtur synetllëkun pasi një gjykatë rajonale gjermane vendosi kundër, duke e quajtur si një dëm trupor.

Sipas BBC-së, në një deklaratë të përbashkët thuhet se kjo praktikë është themelore për besimin e tyre, ndaj ata bëjnë thirrje që synetllëku të ketë mbrojtje ligjore.

Vendimi i gjykatës së Këlnit nuk aplikohet në të gjithë Gjermaninë. Vendimi është kritikuar edhe nga parlamenti i Izraelit.
Mijëra djem myslimanë e hebrenj në Gjermani bëhen synet çdo ditë.

Uji Dea

Kjo deklaratë e pazakontë është nënshkruar nga disa grupime si Qendra Rabinikale e Europës, Parlamenti Hebre i Europës, Bashkimi Turko- Islamik i Gjermanisë, Qendra Islamike e Brukselit, etj.

Drejtuesit e këtyre organizatave takuan edhe drejtuesit e Parlamentit Europian dhe Bundestag-ut për të shprehur zemërimin e tyre për këtë vendim. Ata insistuan se parlamenti gjerman duhet të miratojë një ligj të qartë në mbrojtje të synetllëkut.
Korrespondenti i BBC thotë se qeveria gjermane është e shqetësuar për vendimin./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.