UBT

Mysafirët të fortë për Dritën

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Shikues: 200. Gjyqtarë: A. Rifati, A. Vula, Xh. Mumini. Drita – RTV 21 65:83 (18:21, 10:23, 24:12, 13:27).

Drita: Fazliu, A. Mehmeti 7, Agomo 2, Shingles 9, Blackmon 11, Aliu, Bajraliu, Sylejmani 11, F. Mehmeti 18, Ibrahimi , Hyseni , Dushica 7. Trajner: A. Bislimi.

RTV 21: Islami, Sones 29, Ahmetoviç, Robertson 20, Berisha, Iliazi 8, Bajrami 8, Jaha, Oseven 14, Juniku 4, Zenelaj. Trajner: A. Adinoviç.

Basketbollistët e Dritës kanë pësuar humbje para shikuesve të tyre, duke u mundur nga skuadra e RTV 21 në fund me 18 pikë dallim. Mysafirët të cilët po luftojnë për pozitën e katërt, që mundëson inkuadrim në garat për titull, vetëm në çerekun e tretë nuk kanë treguar lojë të mirë, derisa loja e tyre më e mirë ka qenë në çerekun e dytë dhe të katërt ku kanë deklasuar vendasit.

Drita mirë e ka filluar ndeshjen duke qenë skuadër e barabartë me mysafirët, madje në fillim edhe ka krijuar një epërsi prej shtatë pikësh, por skuadra e RTV 21 kthehet në lojë, së pari duke e barazuar rezultatin e pastaj edhe ta përmbyll çerekun e parë me tri pikë dallim 18:21.

Eco Higjiena

Çereku i dytë ka qenë katastrofal për Dritën, pasi mysafirët kanë shënuar 23 pikë derisa vendasit kanë arritur të shënojnë vetëm 10 pikë, gjë që mysafirët kanë shtuar epërsinë e tyre në fund të 20 minutave të parë në 16 pikë dallim.

Dhjetë minutat më të mirë në këtë kampionat Drita i ka luajtur në çerekun e tretë, e cila ka arritur që të shënojnë një seri prej 22:2 për vetëm 5 minutat e parë të këtij çereku. Vendasit si duket u lodhen shumë në këto pesë minuta dhe minutat tjerë të lojës mysafirët kanë arritur të zbusin rezultatin dhe të shënojnë disa pikë radhazi dhe në pushim të shkojnë me katër pikë dallim.

Vendasit të cilët si duket u lodhën shumë në çerekun e tretë, dështuan tërësisht duke u munduar me aksione individuale të shënojnë, derisa në anën tjetër mysafirët me aksione mirë të organizuara kanë arritur të mbushin koshin e Dritës duke shënuar në këtë çerek 27:13, dhe në fund të përfundojnë këtë takim me 18 pikë dallim 83:65 në të mirë të mysafirëve.

Lojtarët që u dalluan dhe shënuan pikë më së shumti në skuadrën e Dritës qenë F. Mehmeti me 14 pikë dhe Sylejmani me 11 pikë, derisa tek mysafirët pa dyshim lojtari më i mirë ishte Sones që shënoi 29 pikë./rajonipress/