GRANDEMALL

Myftiu Tërnava shtron iftar për imamët e regjionit të Anamoravës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Bashkësia Islame Kosovës ka shtruar iftar për imamët dhe një pjesë simbolike te xhematit të regjionit të Anamoravës. Në këtë iftar morën pjesë kryetari i KBI të Gjilanit Naim Aliu, kryetari i KBI të Kamenicës Bejtulla Hashani, kryetari i KBI të Vitisë Husamedin Hoxha, imamë, si dhe një pjesë simbolike e xhematit të këtyre komunave.

Pas iftarit me një fjalë rasti të pranishmëve në emër të myftiut mysafirët i përshëndeti Ilmi Krasniqi anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për këtë regjion i cili i falënderoi të pranishmit për prezencë dhe uroj për muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Mobi Casa

Ai gjithashtu kërkoi nga imamët që të japin kontributin e tyre në këtë muaj, që nëpërmjet hutbeve dhe ligjëratave të tyre të shpjegojnë fjalën e Allahut në formën më të mirë, në veçanti në këtë muaj kur dihet se ky muaj është muaj i mëshirës dhe i solidaritetit në mes njerëzve.

Krasniqi, duke i përgëzoi për punën madhore që po bëjnë në xhamitë e tyre, u lut që Allahu të pranojë agjërimin dhe ibadetet tona, dhe të na fuqizojë edhe më në besimin tonë, ndërsa në vazhdim të muajit të Ramazanit të shtojmë edhe më shumë ibadetet, bamirësinë, solidaritetin dhe sjelljet e mira me njëri-tjetrin, sidomos edhe me ata që kanë nevojë për ndihmë tonë dhe dorën tonë, pra që të gjendemi pranë tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.