Fundamenti

Myftiu i Turqisë, Ali Erbash vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Myftiu i Turqisë Prof. Dr. Ali Erbash i shoqëruar nga Myftiu i Kosovës Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar dhe Këshilltari për Çështje Fetare në Ambasadën e Turqisë, Bunyamin Albayrak, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Mysafirët i priti kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, i shoqëruar nga zv. kryetari i Kuvendit të BIK, Agim Hyseni, dhe anëtari i Kryesisë, Ilmi Krasniqi, dhe anëtarët e Këshillit të KBI.

Aliu i njoftoi mysafirët për aktivitetet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe për projektet që planifikohet të realizohen në bashkëpunim me institucionet turke.

Gjatë kësaj vizite delegacioni nga Turqia pati rastin të shohë nga afër punën e mualimeve të komunës me nxënësit e mësimbesimit. Mualimet falënderuan Dijanetin e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion i jep jetës fetare në komunën e Gjilanit, gjegjësisht.

GRANDEMALL

Gjatë këtij takimi u vizituan edhe tri xhami: Xhamia Qendrore në Gjilan, në të cilën Myftiu i Turqisë mbajti një ligjëratë rasti pas faljes së namazit të drekës; Xhamia Atik, e cila është një ndër xhamitë më të vjetra në komunë; dhe një nga xhamitë e fshatit Dobërqan, ku pas ligjëratës së mbajtur nga Myftiu i Turqisë vendasit patën rastin të bashkëbisedojnë me delegacionin mysafir.

Në fund të takimit kryetari Aliu i ndau mirënjohje Myftiut të Turqisë, duke theksuar se Prof. Dr. Ali Erbash është personaliteti më i lartë i jashtëm fetar që e ka vizituar Gjilanin ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.