Fundamenti

“Muzika në Beograd nuk do të ndryshojë”, Rama thotë se liderët e rinj të Serbisë nuk pritet ta njohin Kosovën

/ 2 minuta lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se ndryshimi i udhëheqjes politike në Serbi nuk pritet të sjellë ndryshim të qëndrimit të Beogradit ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Duke folur në Samitin për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, të organizuar nga Euronews në Bruksel, Rama ka thënë se Lëvizja Studentore, e cila fitoi zgjedhjet e fundit në Serbi, nuk shfaq gatishmëri për të diskutuar çështjen e Kosovës.

“Ata janë plotësisht të mbyllur ndaj njohjes së Kosovës, që do të thotë se muzika në Beograd nuk do të ndryshojë”, ka deklaruar Rama.

Fundamenti

Sipas tij, Kosova mbetet çështja më e rëndësishme për shqiptarët, ndërsa qëndrimi i udhëheqjes së re serbe nuk jep sinjale për ndonjë ndryshim në këtë drejtim.

Rama ka theksuar se Serbia është pjesë e rëndësishme e Ballkanit Perëndimor dhe se duhet të jetë pjesë e projektit evropian, por për këtë duhet të përmbushë detyrimet e saj.

Ai ka kritikuar gjithashtu qëndrimin e Serbisë ndaj politikave të Bashkimit Evropian, veçanërisht mosrreshtimin me sanksionet kundër Rusisë.

“Serbia duhet të tregojë rezultate dhe ta meritojë plotësisht përkatësinë në Bashkimin Evropian”, ka thënë Rama.

Gjatë intervistës, kryeministri shqiptar ka folur edhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke përsëritur synimin e qeverisë së tij për t’i përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

Ndërkohë, çështja e Kosovës dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vazhdojnë të mbeten ndër pengesat kryesore në rrugën evropiane të Serbisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.