FITORJA

Mustafi reagon ndaj akuzave të Milivojeviq: Shqiptarët e Tërnocit nuk janë pjesë e dhunës në protestën studentore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike (DS), Srgjan Milivojeviq i cili lidhi shqiptarët nga Tërnoci me dhunën e protestës studentore të 15 marsit që u mbajt në Serbi.

Në një reagim në Facebook, Mustafi tha se këto deklarata janë vazhdim i narrativave të vjetër dhe të rrezikshme që ka kriminalizuar shqiptarët në Luginën e Preshevës e aq më keq që vijnë nga kreu i partisë opozitare.

“Ky është një shembull tipik i retorikës që ka ardhur nga Beogradi, ku çdo mundësi për të stigmatizuar shqiptarët si grup të rrezikshëm dhe të pandershëm është shfrytëzuar për të krijuar imazhe të rreme dhe të padrejta. Ky lloj diskursi ka shumë ngjashmëri me periudhën e ish-Jugosllavisë, kur shqiptarët në Luginën e Preshevës, veçanërisht ata në Tërnoc, ishin etiketuar si “separatistë”, “komunistë” ose madje “turq”, vetëm për shkak të origjinës dhe kërkesave për të drejtat e tyre”, ka shkruar Mustafi.

Ai tutje ka shtuar se Milivojeviq duke përdorur gjuhë kriminalizuese dhe pa asnjë bazë të vërtetuar, po tenton të vazhdojë këtë linjë të errët, duke lidhur shqiptarët e Tërnocit me aktivitete të paligjshme dhe duke i bërë përgjegjës për veprime të individëve të caktuar.

FITORJA

“Në vitet e pasluftës, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, retorika e tillë është përdorur për të demonizuar shqiptarët shpesh herë duke i cilësuar si “separatistë” ose “terrorist” dhe për t’i portretizuar si kërcënim për shtetin serb. Këto akuza të pabaza kanë shërbyer për të ndihmuar në krijimin e një atmosfere urrejtjeje dhe përçarjeje, duke krijuar një përfundim të rremë se shqiptarët janë një rrezik për rendin dhe sigurinë”, ka shkruar Mustafi.

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar tutje ka shtuar se kjo deklaratë është një tjetër përpjekje për të përdorur gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve dhe për të nxitur paragjykime të thella ndaj Tërnocit.

Po ashtu sipas Mustafit, kjo gjuhë është një vazhdimësi e fushatave të tilla që kanë tentuar të lidhin shqiptarët me aktivitete kriminale, duke shpërndarë akuza pa asnjë provë dhe duke krijuar një perceptim të gabuar për një tërë grup etnik.

“Në këtë kontekst, është e domosdoshme që të ndalet kjo valë e stigmatizimit dhe kriminalizimit të shqiptarëve të Luginës. Ata që përdorin këtë gjuhë të urrejtjes dhe diskriminimit duhet të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh Mustafi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.