Uji Dea

Mustafi: Pensionohem për familje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ka thënë se do të pensionohej para kohe nga futbolli vetëm për arsye familjare.

Përforcimi i ri i Valencias ka filluar të luajë me vazhdimësi në La Ligë pas transferimit në Mestalla nga Sampdoria gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, ai ka thënë se është i gatshëm të sakrifikojë karrierën për hir të familjes.

Uji Dea

“Familja është gjëja më e rëndësishme në jetën time. Nëse është e nevojshme për ta, unë edhe do të tërhiqem nga futbolli, për të jetuar me familjen time”, deklaroi Mustafi, gjatë një interviste për “Sport1.de”.

“Familja dhe prejardhja ime janë shumë të rëndësishme, çdo gjë vjen pas kësaj”, shtoi ai. /Zëri/