ARKATANA

Mustafi paralajmëron Vulinin pasi ky i fundit përdori termin “shqiptari”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi ka paralajmëruar që do të kërkojë drejtësi te Gjykata Evropiane për Drejtat e Njeriut në Strasburg, pasi që s’po pajtohet me vendimin e Gjykata Supreme e Serbisë në lidhje me akuzën e tij ndaj zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vulin.

Termi “shqiptari” i përdorur nga Vulini, është arsyeja kryesore e padive nga ana e Mustafit në instancat e drejtësisë serbe, e në të cilat ai shtoi se “nëse nuk dënohet për nxitje të urrejtjes” do të drejtohet tek Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, pasi që ky term është nxitje e dhunës, urrejtjes dhe tolerancës.

“Personalisht nuk mendoj që do të ketë qëndrim të drejtë sepse i tërë procesi ka treguar se kanë qenë të njëanshme Gjykatat dhe të ndikuara. Ka disa arsyeje, e para një proces i tillë është prolemuar që nga 25 gushti i 2019. Që pesë vite nga padia për qasje diskriminuese, nxitje të urrejtjes, dhunës dhe tolerancës. Ministri i Mbrojtjes, Punëve të Brendshme, Shef i BIA-s serbe dhe zëvendëskryeministër i Kosovës”, deklaroi ai për TV Dukagjinin.

FITORJA

“Kjo tregon që sistemi i drejtësisë në Serbi vazhdon të jetë peng i politikës, duke mbrojtur ata që bëjnë përçarje. Madje, këto vendime nga Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit, nga kërkesat për të evituar Gjykata Supreme Gjykatën e Apelit, jemi afër Gjykatës Kushtetueses ku do të ushtrojmë për të kaluar hallkën që Vulinin ta nxjerrim para Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut në Strassburg”, shtoi Mustafi.

“Nevojitet se Gjykatat në vazhdimësi kanë qenë në limitet e kohës., e gjithë procesi ka luajtur me limitet kohore të përcaktuar ligjore, në mënyrë për të zgjatur dhe tej-zgjatur për dekurajuar dhe për të u dorëhequr nga kjo. Ne nuk do të harrojmë dhe nuk do të ndalemi. Nuk është betejë ligjore, por betejë për dinjitet, për drejtat e shqiptarëve dhe respektimin e tyre. Strasburgu do të jetë arena e ardhshme”, tha mes tjerash ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.