ARKATANA

Mustafi nuk është në shitje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Bayer Leverkusen kohëve të fundit ka shprehur interesim të madh për t’i siguruar shërbimet e futbollistit shqiptar, Shkodran Mustafi. Mirëpo, gjermanët thuajse e kanë të pamundur ta transferojnë atë në Bundesligë nga Serie A, ngase skuadra italiane, Sampdoria nuk e ka fare ndërmend ta lirojë mbrojtësin 21 vjeçar.

ARKATANA

Mustafi po konsiderohet si njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në Itali, andaj skuadra e tij ka nevojë të madhe për shërbimet e tij, për çka nuk dëshiron të dëgjoj asnjë ofertë të Bayer Leverkusen, raportojnë mediat italiane. “Mustafi është me nënshtetësi gjermane dhe luan për përfaqësuesen e shpresave të këtij vendi. Por, Sampdoria beson fuqishëm tek ai, andaj e ardhmja e tij nuk është aspak në dyshim. Sampdoria as që mendon për të shitur kartonin e tij”, ka thënë menaxheri i futbollistit, Domenico Cuccarese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.