RCCOLA

Mustafi në sytë e Barcelonës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Barcelona ka kërkuar leje nga FIFA që t’i mundësojë transferimin e një mbrojtësi gjatë dimrit pas lëndimit të Thomas Vermaelen. Edhe pse ende nuk e ka marrë këtë leje, ekipi katalunas ka disa emra që mund ta zëvendësojnë belgun.

Sipas të përditshmes sportive katalane Mundo Deportivo, përforcimi i ri i Valencias, Shkodran Mustafi është një opsion i denjë për t’iu bashkuar Barcelonës.

RCCOLA

Së bashku me Mustafin, në listën e Barcelonës janë edhe Diego Godin, Jose Gimenez e Miranda nga Atletico Madrid, Laporte nga Athletic Bilbao, Otamendi nga Valencia dhe Nicolas Pareja nga Sevilla.

Duhet theksuar se Barcelona nuk ka drejtë të transferoj lojtarë në dy afatet e ardhshme kalimtare (gjatë dimrit dhe verës së vitit 2015), për shkak se ka shkelur rregullat e FIFA-së me transferimin e parregullt të disa të rinjve.