ARKATANA

Mustafi, ndër fituesit më të mëdhenj te kampionia e botës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Shkodran Mustafi është vlerësuar ndër fituesit më të mëdhenj prej lojtarëve të përfaqësueses së Gjermanisë që në verë fituan titullin e kampionit të botës në futboll, përcjell sot Koha Ditore.

Gazeta e njohur gjermane “Bild” ka vlerësuar paraqitjet e lojtarëve të Gjermanisë pas botërorit, ndërsa ka nxjerrë fituesit dhe humbësit më të mëdhenj.

Fituesi më i madh pas portierit të Bayernit, Manuel Neuer, është vlerësuar Mustafi. 22-vjeçari tashmë po luan në kampionatin spanjoll për Valencian.

ARKATANA

“Zhvillimi i Shkodran Mustafit është sensacional. Në nominimin e parë në shkurt të vitit 2014, 22-vjeçari ishte i panjohur gati për të gjithë tifozët. Tri paraqitje më vonë – kampion bote”, ka shkruar “Bild”.

“Mbrojtësi pas turneut vazhdoi të luajë. U transferua pas botërorit te Valencia nga Sampdoria. Ai te Valencia u bë titullar dhe ka shënuar edhe gola.

Valencia ka mbrojtjen e dytë më të mirë në ligë dhe është në luftë për vende që dërgojnë në Kupa të Evropës – falë Mustafit”.