RCCOLA

Mustafi: Mund të përmirësohem

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shkodran Mustafi synon të bëhet lojtar më i mirë, gjatë karrierës së tij. Qendërmbrojtësi shqiptar iu bashkua Valencias gjatë verës, pasi u shpall kampion i botës me Gjermaninë, ndërsa tash i ka objektivat e qarta.

“Klubi dhe tifozët janë të lumtur që e kanë një kampion bote në mesin e tyre. Kjo shihet qartë. Por, unë duhet ta konfirmoj besimin e dhënë. Objektiv imi është të zhvillohem dhe këtë mund ta bëj vetëm duke luajtur çdo javë. Me transferimin tim në Valencia, sigurisht se mund të zhvillohem”, deklaroi Mustafi për “hr-online.de”.

UBT

Ai megjithatë nuk e harron vitin që po shkon, pasi u shpall kampion bote. “Këtë vit, ka pasur shumë momente, të cilat ndoshta nuk do t’i harroj kurrë. Kur ka ardhur trofeu në duart e mia dhe kur e kam ngritur lart, ishte diçka mjaft e veçantë. Kishte mendime dhe emocione që s’do t’i harroj kurrë”, përfundoi 22-vjeçari.