Fundamenti

Mustafi ftohet në botërorin “Brazil 2014”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Low ka publikuar një listë të gjerë prej 30 lojtarëve të cilët do të garojnë për 23 vende që do të udhëtojnë për në botërorin “Brazil 2014”.

Në mesin e futbollistëve gjendet edhe emri i mbrojtësit shqiptar, Shkodram Mustafi, i cili duket se pas paraqitjeve të mira me skuadrën e Sampdorian, ka fituar simpatinë e trajnerit.

Por, mbrojtësi 22-vjeçar për një vend në listën e fundit që do të udhëtoj për në Rio de Janiero duhet të luftoj me lojtar me përvojë të tillë si Boateng, Hummels e Mertesackker.

Ja lista e plotë:

FIDANISHTJA

Portierë: Manuel Neuer, Roman Weidenfeller, Ron–Robert Zieler

Mbrojtës: Jerome Boateng, Erik Durm, Kevin Grosskreutz, Benedikt Howedes, Mats Hummels, Marcell Jansen, Philipp Lahm, Per Mertesacker, Shkodran Mustafi, Marcel Schmelzer

Mesfushorë: Lars Bender, Julian Draxler, Matthias Ginter, Leon Goretzka, Mario Gotze, Andre Hahn, Sami Khedira, Toni Kroos, Max Meyer, Thomas Müller, Mesut Ozil, Lukas Podolski, Marco Reus, Andre Schurrle, Bastian Schweinsteiger

Sulmues: Miroslav Klose, Kevin Volland