Mustafi flet për ndeshjen kundër Monacos dhe të ardhmen e Otamendit
Qendër mbrojtësi i Valencias, Shkudran Mustafi, thotë se gjëja më e rëndësishme për klubin e tij është të fitojnë kundër Monacos në ndeshjen e parë dhe se nuk ka rëndësi për atë nëse, Nicolas Otamendi do të luaj apo jo.
Futbollisti shqiptar tha se mezi po pret ndeshjen kundër ekipit francez, pasi ata janë të përgatitur maksimalisht në aspektin fizik dhe taktik për këtë ndeshje, transmeton Telegrafi.
“Ne duhet të fitojmë të mërkurën, sepse ajo lojë është shumë e rëndësishme për ne. Ekipi jonë që një kohë të gjatë është duke pritur kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Ndeshja është vetëm tri ditë larg dhe ne jemi gjendje të mirë, të motivuar dhe etur për të fituar”, tha Mustafi për media.
“Është pak e vështirë të fillosh sezonin zyrtar me një ndeshje të nivelit të tillë dhe kaq të rëndësishme, pasi të duhet pak kohë në fillim për të gjetur formën. Por, ne kemi punuar shumë gjatë dy muajve të fundit vetëm për të qenë në formë sa më të mirë”, vazhdoi ai.
“Në sezonin e kaluar gjithmonë kemi pasur rezultate te mira në shtëpi, pasi tifozët janë lojtari jonë i dytë. Jemi të vetëdijshëm se ne jemi favorit në ndeshjen e parë, pasi luajmë në shtëpi dhe kemi përkrahje e tifozëve tone, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë negativisht në lojën tonë’, tha fituesi i Kupës së Botës me Gjermanin vitin 2014, kur u pyet se sa do ndikon atmosfera në Mestalla.
Gjithashtu, ish-mbrojtësi i Sampdorias u pyet edhe për te ardhmen e Nicolás Otamendit, por ai nuk japi ndonjë përgjigjeje të drejtpërdrejt.
“Unë jam këtë të flas për ndeshjen, dhe nuk jam agjent i atij. Unë dal në fushë për të bërë punën time. Nuk është më rendësi më kë luaj në krah, pasi unë bëjë maksimumin që të mbështetës shokun tim në mbrojtje, pasi vetëm ashtu mund të ja dalësh. Nuk ka rëndësi kush do te luaj kundër Monacos, por ata që luajnë të japin gjithçka nga vetja e tyre”, tha Mustafai për fund në deklaratës për media. /Telegrafi/


