Mustafi flet për kohën kur kishte 400 euro në muaj
Shqiptari që u bë kampion i botës me Gjermaninë, Shkodran Mustafi, është rikthyer në kohë, për të kujtuar kohën kur jetonte me vetëm 400 euro.
Mbrojtësi i Valencias, është deklaruar kundër jetës luksoze, duke insistuar që më parë të kujtohet e kaluara.
“Në kohën e sotme duket normale të posedoni një makinë me vlerë prej 200 mijë euro ose të dilni për darkë me shoqëri ose familje dhe të shpenzoni 400 euro.”
“Por, kjo nuk është mënyra e duhur për të jetuar, nuk duhet harruar se ke pasur vetëm 400 euro në muaj në dispozicion disa vjet më parë”, deklaroi Mustafi për “Gianlucadimarzio.com”. /Indeksonline/

