Mustafi e Mehmeti në Champions, eliminohet Baseli i shqiptarëve
Shkodran Mustafi, Agon Mehmeti kanë siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, por është eliminuar Beseli i Xhakës, Gashit dhe Ajetit.Valencia e Shkodran Mustafit dhe Malmo e Agon Mehmetit kanë siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa Baseli i Xhakës, Gashit dhe Ajetit është eliminuar nga Maccabi tel Aviv.
Valenca është mposhtur nga Monaco 2:1, por është kualifikuar tutje falë fitores në ndeshjen e parë me rezultat 3:1.
Në këtë ndeshje për Valencian për 90 minuta luajti shqiptari Shkodran Musatfi.
Në Grupet e Ligës së Kampionëve është kualifikuar edhe Malmo e Agon Mehmetit, e cila mposhti Celticun me rezultat 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:3.
Mehmete në këtë ndeshje ishte në bankën rezervë, por u inkuadrua në minutat shtesë të takimit.
Ndërsa, Baselin e Xhakës, Gashit e Ajetit vitin e ardhshëm do të mund ta përcjellim vetëm në Europa League, pasi u eliminuan nga Maccabi tel Aviv edhe pse rezultati pas dy ndeshjeve ishte 3:3, por izraelitet kishin shënuar një gol më shumë si mysafir.
Në fazën e Grupeve është kualifikuar edhe Shakhtar Donetsk që eliminoi skuadrën austriake Rapid Vienna. /Express


