Fundamenti

Mustafi ankohet për spastrim etnik nga Serbia: Lugina të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Serbi, Ragim Mustafi, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se shpopullimi i popullatës shqiptare nga Lugina e Preshevës është një problem me të cilin janë duke u përballur.

Sipas tij, ky shpopullim ka ndodhur nga kushtet e vështira me të cilat ata janë duke u përballur.

Ai shtoi se ata janë tëdiskriminuar nga Serbia dhe se me pasivizimin e adresave, pra përmesmjeteve administrative po bëhet spastrimi etnik.“Po ky është një problem real, po nuk është problem shpopullimi i popullatës, por kushtet në të cilat e kanë dërguar shpopullimin e popullatës, të cilët kanë qenë pjesë e diskriminimit të vazhdueshëm nga Republika e Serbisë. Madje pasivizimi është nga rastet më eklatante në botë, ku përmes mjeteve administrative siç është konstatuar nga Komiteti i Helsinkit bëhet spastrimi etnik, kjo ka qenë tema që kemi diskutuar me institucionet e Kosovës dhe njëra nga temat që e kemi diskutuar në Uashington”.

Hidromorava

Mustafi tha se në Preshevë nuk ka as një prokuror, është vetëm një zjarrfikës e sipas tij, këto janë të dhëna të tmerrshme.

“Çështja e diskriminimit për një kohë të gjatë, nëse një qytetarë si unë ka kryer Fakultetin në Kosovë dhe nuk ka arritur ta nostrifikoje diplomën për 10-20 vite ai nuk mund të presë më që të krijohen kushte ku ta realizoj profesionin e vet pra ka pasur një diskriminim strukturor dhe jo vetëm në kuptimin e mos njohjes së diplomave, por edhe në fushën e arsimit, kulturës, informimit, në fushën e ligj-zbatimit, nuk kemi as një prokurorë e kemi vetëm njëzjarrfikës, pra janë të dhënat të tmerrshme, integrimi dhe pjesëmarrja e qytetarëve në institucionet publike”, tha ai.

Mustafi, foli edhe për mbështetjen nga Kosova e Shqipëria, duke shtuar se çështja e Luginës duhet të jetë edhe njëra nga prioritetet e Qeverisë kosovare, raporton EO.“Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Shqipërisë së fundmi kanë qenë shumë mëproaktive, mund të theksojë se Qeveria Kosovës ka qenë jashtëzakonisht më shumë proaktive me vendosjen e linjës buxhetore për ndihma në 2 milionë për qytetarët e Luginës së Preshevës. Ajo që ne po kërkojmë është që çështja e Luginës të jetë edhe njëra nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës”.“Shifra nuk kemi por që ka shumë tërijnë të cilët e kërkojnë perspektivën e vetë ekonomike në perëndim kjo mbase është shumë e qartë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.