KKGJILAN

Mustafës e Salihut nga 30 ditë paraburgim

/ 2 minuta lexim

Gjilan-Gjykatësi i procedurës paraprake Ilmi Dalipi u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim Tahir Mustafes dhe Skënder Salihut.

Me kërkesë të Prokurorisë së Qarkut në Gjilan, gjykatësi i procedurës paraprake Ilmi Dalipi u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim dy të dyshuarve Tahir Mustafa dhe Skënder Salihu.

Kryeprokurori i Qarkut Jetish Maloku tha për Rajonipress se Mustafa dhe Salihu dyshohen për veprën penale “detyrimi” dhe “kërcënimi”.Edhe Mustafa edhe Salihu dyshohet se në mënyrë të detyrueshme dhe me dhunë i kanë kërkuar një personit 30 mijë euro.

Sipas Policisë, Tahir Mustafa dhe Skender Salihu, dyshohen se në dy vitet e fundit kanë kryer edhe vepra të tjera kriminale; kërcënim, kanosje, detyrim, shtrëngim dhe rrëmbim.

Fidanishtja

Policia e Gjilanit i kishte përcjellur vazhdimisht të dyshuarit pasi kishin marrë informacione të sakta nga viktima. Viktima ka deklaruar se për dy vite rresht ishte detyruar që këtij grupi kriminal tu jepte para dhe tu kryente shërbime.

“Për dy vjet i ka kryer shërbime dhe i ka dhënë të holla deri në 20 mijë euro. Ditëve të fundit, të dyshimtit i kanë kërkuar viktimës edhe 30 mijë euro të tjera”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Ndryshe Policia Rajonale e Gjilanit ka apeluar tek qytetarët të cilët në çfarëdo mënyre bien apo kanë qenë pre e provokimeve, frikësimit, kërcënimit apo shantazhit të kenë besim dhe të lajmërojnë menjëherë Policinë e Kosovës në Gjilan, për çfarëdo rasti, pa marrë parasysh kohën dhe vendin kur kanë ndodhë ato raste.

Policia siguron qytetarët se të gjithë personat e dyshimtë që në çfarëdo mënyre janë të inkriminuar në vepra penale do të ballafaqohen me ligjin dhe do të sillen para drejtësisë ka shtuar Hashani./rajonipress/