Mustafa:VV me mentalitet të vonuar
Gjilan –Nuk kam kohë me humb me Vetëvendosjen sepse ata rrejnë në vazhdimësi,janë mentalitet i vonuar,i ndryshkur,vetëm diskreditues dhe jo kreativ u është përgjigjur Qemajl Mustafa akuzave të Vetëvendosjes.
Kreu i Komunës Qemajl Mustafa duke komentuar akuzat e Vetëvendosjes për luksin dhe shpenzimet tjera komunale ka thënë për rajonipress se nuk kam kohë me humb me Vetëvendosjen sepse ata rrejnë në vazhdimësi,janë mentalitet i vonuar,i ndryshkur,vetëm diskreditues dhe jo kreativ.
“Pse të merremi me njerëzit që janë të pakulturë dhe nuk dinë të lexojnë ligje dhe skema buxhetore. Zoti atyre ju ndihmoftë. Për mua dhe për PDK janë disa herë dukuri”deja vu”tha Mustafa.
Mustafa i ka përkujtuar liderët e VV se komuna e ka dhënë raportin tre mujor financiar për 2012 që e pason raportin e auditorit 2011. “Po këta të VV as nuk kanë interesim dhe as nuk dinë me lexua raporte”.
Sipas Mustafës ,VV bëhet nervoz sidomos me sukseset e komunës e posaçërisht me sukseset e tij. “Unë me familjen time jetoj në kushte modeste vetëm e vetëm për hir të qytetarit të komunës “tha Mustafa./rajonipress/