HW

Mustafa zyrtarizon fillimin e zgjedhjeve të LDK-së, thotë se LDK është unike për këtë proces

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Isa Mustafa, lideri i partisë opozitare, LDK-së, ka zyrtarizuar sot fillimit e procesit zgjedhor të brendshëm të kësaj partie, teksa ka theksuar se partia e tij është unike për këtë proces raporton “Zeri.info”.

Mustafa këtë gjë e bëri të ditur pas mbledhjes së sotme të kryetarëve të degëve të kësaj partie.

“Në mbledhjen e sotme ne trajtuam çështjet e orientimit të politikave tona në zgjedhjeve e brendshme të LDK-së. Kemi filluar zgjedhjet me kriteret e përfaqësimit dhe organizimit dhe kritereve të caktuara nga partia e jonë. Jemi marrë vesh qe në fazën e parë të fillojmë me 22 degë, pastaj vazhdojnë edhe me 11 degë të tjera për te vazhduar pastaj me degët tjerë në mërgatë”, theksoi Mustafa.

Uji Dea

I pari i LDK-së bëri të ditur që mundësia për të kandiduar për kryetar të degëve dhe nëndegëve do ti ipet secilit pjestar të LDK-së.

Ai theksoi se objektiva e partisë së tij është që përmes zgjedhjeve partiake, të forcohet kjo parti.

“Objektiva jonë kryesore është që të forcohet LDK dhe ti japim mundesi të gjithë atyre që janë pjesë e LDK-së. Kemi një unitet brenda partisë i cili është i qëndrueshëm brenda partisë sonë”, potencoi Mustafa/Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.