RCCOLA

Mustafa viziton institucionet kujdestare në qytet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan- Qemajl Mustafa edhe këtë fund vit ka gjetur kohë që t`i vizitojë policinë, zjarrfikësit, spitalin dhe QKMF. Në të gjitha këto institucione kujdestare Mustafa i ka inkurajuar ata që të punojnë dinjitetshëm dhe të jenë në shërbim të ruajtjes së sigurisë dhe klimës së mirë.

Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Izmi Zeka, Xhemajl Salihu, Abdylatif Latifi, Veton Nevzati e Blerton Ajeti ka vizituar institucionet kryesore që kanë kujdestaruar në natën e fund vitit.

Mustafa në vizitën që i bëri stacionit policor në Gjilan ka inkurajuar ata për punën e mirë dhe sakrificën që kanë bërë gjatë vitit 2012 e në veçanti për punën përkushtuese që kanë bërë natën e fundvitit.

“Jemi krenar me punën tuaj sepse ju jeni ata që këtij qyteti i ofroni siguri dhe rehati. Falë jush siguria është e mirë dhe në nivel në Gjilan. Komuna është munduar të jetë afër jush dhe kemi arritur që ta krijojmë një klimë të mirëbesimit” tha Mustafa.

Eco Higjiena

Negovan Mihajlloviq epror kujdestar dhe Skënder Zeqiri oficer thanë se situata është e qetë edhe në natën e vitit të ri. Policia është e pranishme kudo dhe jemi të interesuar që ta ruajmë këtë frymë tolerante tha Mihajlloviq.

Mustafa pastaj ka vizituar shërbimin e zjarrfikësve ku edhe aty ka folur për kontributin që ata kanë dhënë gjatë muajve të verës. “Keni pasur një vit të rëndë dhe jeni angazhuar maksimalisht që ta ruani pronën e qytetarëve të Gjilanit” tha Mustafa.

Mustafa ka vizituar edhe repartin e emergjencës në spitalin e Gjilanit. Drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha se spitali është i përgatitur që të kujdeset maksimalisht për shëndetin e qytetarëve gjilanas.

Mustafa ka folur fjalë miradije për punëtorët shëndetësor. Jashar Jashari mjek kujdestar tha se situata është e qetë me përjashtim të një rasti që ka kërkuar ndihmë nga lëndimet e mjeteve piroteknike. Ky rast tha Jashari për shkak të plagëve të mëdha është dërguar për në Prishtinë./rajonipress/