RCCOLA

Mustafa: Vizitë dobiprurëse për Gjilanin dhe Anamoravën

/ 3 minuta lexim

Gjilan- Qemajl Mustafa i cili për tri ditë së bashku me një delegacion të gjerë ka qëndruar në qytetin Nazeli të Turqisë tha se kjo vizitë do të jetë dobiprurëse jo vetëm për Gjilanin, por edhe për Anamoravën.

Delegacioni nga Gjilani i kryesuar nga Qemajl Mustafa ka përfunduar vizitën e tij në Nazeli të Turqisë. Mustafa i cili ka pasur vizita, kontakte dhe biseda me shumë përfaqësues institucione , afarist, njerëz të kulturës, administratës tha për rajonipress se kjo vizitë është shumë dobiprurëse , në këtë rast jo vetëm për Gjilanin, por edhe për Anamoravën.

Mustafa i cili shoqërohej nga drejtorët Bujar Nevzati, Blerton Ajeti, Nazmi Rapuca, Xhemajl Salihu, Fadil Osmani, dy përfaqësues të bizneseve Mejdi Zymberi e Fejzullah Mustafa si dhe nga shoqata “Gilan” që përfaqësohej nga Filiz Sllamniku, e cila edhe ishte organizatore e kësaj vizite , tha se kanë pasur rastin që të njihen me përvojën e institucioneve komunale të Turqisë, me disiplinën dhe përgjegjësit në punë, me përkushtimin e zyrtarëve për të qenë sa më afër qytetarëve dhe me përvojën e bizneseve të mëdha që operojnë në nivel ndërkombëtar.

KKVITI

Mustafa i cili është pritur vëllazërisht nga Haluk Haliçik kryetar i Nazelisë tha se është i bindur se kjo vizitë do të sjellë rezultate në fusha të ndryshme. “Ne u kemi bërë thirrje bizneseve të atjeshme, u kemi bërë thirrje edhe zyrtarëve më ta lartë të Nazelisë që të vijnë në Anamoravë e Gjilan dhe të shohin hapësirat dhe mundësitë e tyre për të investuar. Besoj që kemi shumë fusha të përbashkëta ku mund të jemi partner të dobishëm” tha Mustafa.

Ndryshe Mustafa dhe delegacioni i tij kanë pasur kontakte edhe me shqiptarët e atjeshëm , por që ndodheshin jashtë qytetit Nazeli. Kreu i Gjilanit tha se përfaqësuesit e Nazelisë shumë shpejt pritet të vijnë në Gjilan dhe ka premtime se në këtë delegacion do të jenë të përfshirë edhe biznesmen të suksesshëm.

Edhe vet kreu i qytetit Nazeli, Haluk Haliçik në takimin lamtumirës ka premtuar se shumë shpejt do të jetë në Gjilan.”Ne do të jemi shumë shpejt tek ju sepse kemi shumë gjëra të përbashkëta, ku mund të jemi të interesuar për të operuar e bashkëpunuar” tha ai./rajonipress/