Mustafa: Viti i Nënës Terezë na ka sjellë mbarësi

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se ndihet krenarë pas performimit të artistëve shqiptar në Romë.
“Të dashur qytetarë, Sonte në Romë artistë shqiptarë me famë botërore dhe Filharmonija e Kosovës na bënë krenar. Me performancën e tyre brilante i ridëshmuam botës vlerat e shqiptarëve, vlera të cilat me jetën dhe veprën e saj i dëshmoi më së miri Nëna jonë Terezë. Ky vit, i shpallur si viti i Nënës Terezë nga Qeveria e Kosovës, na ka sjellë shumë mbarësi, i cili do të kulmojë nesër me shenjtërimin e Nënës Terezë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.