Fundamenti

Mustafa: USAID-i amerikan përkrahësi kryesor i shumë projekteve në Gjilan

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan- Qemajl Mustafa dhe zëvendësdrejtori i USAID-it amerikan Chris Edwards e kanë bërë përurimin e terrenit sportiv në shkollën fillore “Thimi Mitko”. Mustafa tha se ky është njëri nga projektet më funksionale që populli amerikan ia dedikon qytetarëve të Gjilanit.

Nxënësit dhe personeli arsimor i shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan e kanë pritur me duartrokitje dhe brohoritje “USAID-USAID” zëvendësdrejtorin e kësaj organizate Chris Edwards i cili së bashku me kryetarin e Komunës Qemajl Mustafa e kanë përuruar zyrtarisht terrenin sportiv të kësaj shkolle që është projekt me bashkëfinancim në vlerë të 80 mijë eurove.

Qemajl Mustafa duke përgëzuar USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme që po i bënë Gjilanit që nga pas lufta tha se edhe ky projekt është njëri nga projektet shumë të mira dhe funksionale që populli amerikan ia ka dedikuar qytetarëve të Gjilanit.

Mustafa tha se përkrahësi më i madh i shumë projekteve në Gjilan padyshim që mbetet USAID-i në partneritet me DEMI . “Përmes investimeve që ka bërë USAID-i, qoftë në fushën e trajnimeve, qoftë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe në veçanti në edukimin dhe trajnimin e shfrytëzimit të parasë publike , komuna e Gjilanit sigurisht që radhitet njëra nga komunat më të mira në Kosovë.

Mustafa e ka falënderuar USAID-in amerikan për projektet e përbashkëta në ndriçimin publik, në administratë, investimet në trotuare, në rrethrrotullim etj.

RCCOLA

Kurse Chris Edwards zëvendësdrejtor i USAID-it tha se edhe në të ardhmen do ta mbështesin Gjilanin dhe jo vetëm në arsimin e ulët, por edhe atë universitar. “Në projektet e parapara për vitet 2013-2016 kemi menduar edhe për investime në projektet tjera të përbashkëta”.

Edwards tha se do të mundohen që të investojnë në arsim e edukim duke dërguar edhe student kosovar në SHBA.

Ndryshe tereni sportiv në shkollën “Thimi Mitko” është tepër modern dhe përfshinë të gjitha elementet përcjellëse që duhet të ketë një ambient i tillë sportiv.

Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha se pa ndihmën dhe kontributin e USAID-it nuk do ta kishim këtë klimë të mirë dhe këtë nivel të lartë të infrastrukturës shkollore.

Kurse Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha se as që mendohet rrita dhe zhvillimi i Komunës së Gjilanit pa financimet e prekshme dhe dobiprurëse që ka bërë USAID për Gjilanin. /rajonipress/