Mustafa uron qytetarët për nëntë vjetorin e pavarësisë, nuk harron Haradinajn

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar të gjithë qytetarët e vendit për nëntë vjetorin e pavarësisë.
Ai në një postim në Facebook nuk ka lënë pa përmendur edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj i cili po mbahet në Francë me fletëarrest të Serbisë.
Ky është urimi i Mustafës:
Të dashur qytetarë
Juve që çdo ditë po e vëni nga një gur në shtatin e Republikës së Kosovës që sot i mbushi 9 vjet, juve bashkatdhetarë tanë që prore shikoni kah Kosova të cilën e mbështetët aq shumë në fazat më delikate, juve familjeve të dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së, ju uroj këtë përvjetor të madh të pavarësisë së shtetit tonë.
Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me fletarrest të serbeve që kryen krime sistematike në Kosovë. Vlerat e lirisë dhe të shtetit të pavarur sikurse edhe e vërteta janë përherë ngadhënjyese. Ashtu siç është Kosova