RCCOLA

Mustafa uron Hazirin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qemajl Mustafa e ka uruar kandidatin e LDK-së Lutfi Hazirin. Në urimin e tij Mustafa i ka uruar shëndet Hazirit. Uroj vullnet veprues për lëvizjen e komunës sonë përpara. Në punët e mira mund të llogarisni plotësisht në mbështetjen dhe këshilldhënien time ka thënë Mustafa.

Qemajl Mustafa në mënyrë burrërore e ka uruar kundërkandidatin e tij Lutfi Hazirin. Në një prononcim për rajonipress Qemajl Mustafa tha se i ka dërguar me mëngjes një urim Lutfi Hazirit.

RCCOLA

Mustafa në urimin e tij ka thënë :”Ju uroj fitoren në këtë garë që në tërësi ishte e mirë. Urojë shëndet të mirë për ju dhe familjen. Uroj vullnet veprues për lëvizjen e komunës sonë përpara. Në punët e mira mund të llogarisni plotësisht në mbështetjen dhe këshillëdhenien time të sinqertë” ka thënë Mustafa./rajonipress/