Fundamenti

Mustafa tregohet i ashpër me kundërshtarët politikë: Ejani të matemi në zgjedhje, pastaj flasim për dialog

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se bashkëpunimi për dialog me Serbinë, nuk mund të bëhet duke akuzuar LDK-në se po lufton për pushtet.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka theksuar se LDK nuk bashkëpunon me këtë koalicion në procesin dialogut, sepse nuk i beson.

Si asnjëherë më parë Mustafa është treguar i ashpër me koalicionin qeverisës PAN, por nuk ka hezituar të drejtojë akuza edhe ndaj Vetëvendosjes.

Ai më tej ka ftuar partitë politike që të shkojnë në zgjedhje, e pastaj të flasin për dialog.

”LDK ju fton: ejani të matemi në zgjedhje, i respektojmë rregullat, pastaj rreshtohemi për dialog me një qeveri të shumicës, me përfshirje të gjerë dhe platformë që merr besimin e 2/3 të deputetëve të Kuvendit”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi për dialog me Serbinë nuk mund të bëhet duke e akuzuar LDK-në se po lufton për pushtet dhe kolltukë.

Mobi Casa

Në fakt oreksi për pushtet dhe zhveshja nga çdo normë e përgjegjësisë e PDK-së dhe Kryetarit të saj me organizimin e mocionit të mosbesimit së bashku me ata që e kallën Kosovën për dy vjet me radhë, që na gjuajtën me vezë, me gaz lotsjellës, me shishe mollotovi, që na sulmuan shtëpitë dhe familjet, e sollën vendin në këtë gjendje ku jemi. Pa një mazhorancë qeverisëse, me një qeveri e cila çdo ditë merr vendime (të mëdha) skandaloze mbi vendimet skandaloze të ditës paraprake.

Kryetari i PDK-së dhe zëvendësi i tij krekoseshin dhe vazhdojnë të krekosen se e rrëzuan qeverinë e drejtuar nga LKD, ku ishin edhe vetë, sepse nuk kishte guxim të merr vendime të mëdha. Ne u themi atyre sot, urdhëroni ju dhe merrni vendime të mëdha, nëse mundeni!

Për LDK-në problemi nuk qëndron as te pushteti as te kolltukët kur është fjala te temat me interes të vendit. Deputetët tanë e votuan marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. E votuan për interes të qytetarëve, jo për merita të koalicionit qeverisës. Sepse krejt Kosova e di se kush e pengoi demarkacionin dhe liberalizimin e vizave. E penguan me kauza të rrejshme dhe veprime të dhunshme ata që sot qeverisin me vendin.

LDK nuk bashkëpunon me këtë koalicion në procesin dialogut, sepse nuk i beson. Ne e themi qartë se nuk ikim nga përgjegjësia jonë për vendin, por rrjedhimisht nuk ndajmë përgjegjësi me ata që u treguan të papërgjegjshëm. As nuk bëjmë marrëveshje me njerëz, të cilëve nuk iu besojmë.

LDK, dhe unë si kryetar i saj, do të dëshironim që të ekzistonte një nyje e besimit ndërmjet forcave politike në Kosovë. Pa besim reciprok nuk ecin temat e mëdha.

LDK ju fton: ejani të matemi në zgjedhje, i respektojmë rregullat, pastaj rreshtohemi për dialog me një qeveri të shumicës, me përfshirje të gjerë dhe platformë që merr besimin e 2/3 të deputetëve të Kuvendit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.