UBT

Mustafa: Transporti urban do të jetë kualitativ, i lirë dhe efikas

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në konferencën e investitorëve për Partneritetin Publiko Privat dedikuar transportit urban të organizuar nga Drejtoria Komunale për Shërbime Publike në Gjilan, Qemajl Mustafa tha se transporti publik urban do të jetë kualitativ i lirë, efikas dhe mbi të gjitha largon mbingarkesën dhe zbraz tollovinë që po shkaktohet në qendër të qytetit.

Në konferencën e investitorëve kushtuar Partneritetit Publik Privat me theks të veçantë transportit urban për komunën e Gjilanit u tha se po krijohet strategjia dhe modalitetet për ta bërë sa më funksional këtë transport si për qytetin ashtu edhe për fshatrat përreth Gjilanit.

Në këtë konferencë pos zyrtarëve komunal dhe qeveritar dhe të atyre nga Departamenti qendror për prokurime publike merrte pjesë edhe përfaqësuesi i USAID/DEMI.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa duke folur për rolin e kësaj iniciative tha se ky projekt po realizohet falë bashkëpunimit në mes të komunës dhe atyre të USAID/DEMI. Mustafa tha se është krijuar një strategji gjithëpërfshirëse sepse këtu nuk bëhet fjalë vetëm për transportin publik të udhëtarëve , por ka edhe elemente tjera.

Mustafa këtë konferencë dhe projektin për transportin urban e ka quajtur si elementë të rëndësishëm të jetës publike urbane.”Deri tani në këtë fushë është punuar me inercion kurse tani po punojmë me strategji për të hequr mbingarkesat dhe tollovinë që po shkaktohet në qendër të qytetit. Të gjithë vrapojmë pas qendrës dhe hymë me vetura dhe qendra pastaj po i ngjanë një deponie të veturave. Kemi bërë përpjekje ta disiplinojmë këtë aspekt dhe gjendja është më e mirë se që ka qenë viteve të mëparshme, por ende duhet punë e angazhim” tha Mustafa.

Ai tha se kjo formë e investimit dhe privatizimit është një risi sepse trajtohet dhe në kuptim të investimeve, është risi sepse i hapet rruga kapitalit privat për të vendosur rend në transportin publik të udhëtarëve.

Mustafa tha se jam i bindur se pas realizimit të këtij synimi hiqet tollovia në trafik.”E rëndësishme është se me këtë privatizim përfitojnë edhe fshatrat e Gjilanit sepse transporti do të jetë i lirë, kualitativë dhe me një kosto të ulët. Tani kemi hyrë në fazën e shtjellimit të kritereve dhe unë shpresoj se kjo iniciativë do të fuqizohet, funksionalizohet hapësira kurse transportuesit privat mund të marrin hise”.

Mustafa tha se është i bindur se ky transport do ta atakojë transportin publik urban, por kjo “dhimbje” ka me qenen e vogël.

Uji Dea

Kurse Lorik Fejzullahu nga Departamenti qendror për prokurime publike duke sqaruar tezat e kësaj konference tha se realisht ky privatizim është kompleks dhe dallon nga privatizimet e tjera. “Ne do të diskutojmë për aspektet komerciale dhe juridike dhe po ju them se partnerët privat kanë përparësi. Ky privatizim dhe ky proces më tepër është dialogues kurse kontratat janë nga 10-20 vjeçare” tha Fejzullahu.

Në këtë konferencë ka folur edhe Behar Mehmeti(organizator) drejtor i shërbimeve publike në Gjilan.

Ai tha se Gjilani e ka marrë me seriozitetin më të madh idenë për të pasur një transport urban të privatizuar dhe krejt kjo për të mirën e qytetit dhe të qytetarëve të Gjilanit. “Jam i sigurt se ky projekt dhe ky privatizim do ta ofrojë qytetin e Gjilanit më afër Evropës sepse Gjilani synon të jetë qytet evropian e njëri nga kriteret bazë është edhe infrastruktura e transporti të udhëtarëve” sqaroj Mehmeti.

Enver Biçku, zyrtar për komunikacion, i ka prezantuar aspektet teknike të projektit, duke thënë se një qytet me 392 km/2, 42 vendbanime dhe rreth 100 mijë banorë, sa ka Gjilani, ka nevojë për transport publik.

Transporti publik do ta shkarkojë qytetin, ku, sipas të dhënave të Qendrës së regjistrimit të automjeteve, qarkullojnë mbi 12 mijë vetura. Biçku ka thënë se rreth 80 për qind e të anketuarve, janë përgjigjur pozitivisht në pyetjen “nëse është i nevojshëm transporti publik urban”.

Si pika më të rëndësishme për ndaljen e autobusëve urbanë, janë identifikuar qendra e qytetit, Spitali Regjional, qendrat e mëdha tregtare, stacioni i autobusëve dhe të tjera. Biçku ka thënë se transporti urban do të zhvillohet në 6 linja, ku pos qytetit, përfshihen edhe fshatrat periferike, në një distancë prej 10 kilometra nga qendra.

Në këtë konferencë të investitorëve, kanë shprehur interesime konkrete edhe transportuesit privat, si Nazim Hajdini, Jakup Berisha dhe të tjerë, të cilët u interesuan përinfrastrukturën, konkurrencën dhe çështje të tjera./rajonipress/