RCCOLA

Mustafa: Topi në terrenin e PDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtues të AAK-së në Gjilan thanë se nuk e kanë ndërmend ta lusin askënd për koalicion. Kurse Qemajl Mustafa tha se topi është në terrenin e PDK-së dhe ajo duhet të merr vendime. Është akt me rëndësi të veçantë lidhja e marrëdhënieve me AAK-në tha ai.

Fillimi i muajit shtator ishte përfolur si kohë ideale dhe e përshtatshme që të lidhet “kurora” mes PDK-së dhe AAK-së në Gjilan. Madje edhe ishin ndarë postet e pozitat. Por erdhi tetori dhe marrëveshja s’është askund.

Sokol Haziri nënkryetar i degës së AAK-së në Gjilan tha për rajonipress se as dega në Gjilan e as qendra nuk janë të interesuara që të hyhet në koalicion me PDK e Gjilanit.

Eco Higjiena

“As PDK s`ka lëvizur nga qëndrimet e veta, por edhe ne s’jemi të interesuar. Definitivishtë nuk hymë në koalicion me PDK sepse nuk kemi nevojë dhe nuk do ta lusim askënd” tha Haziri.

Qemajl Mustafa tha për rajonipress se për mua AAK është plotësisht e pranueshme dhe e mirëseardhur në koalicion.”Varet nga kurorëzimi ndërpartiak sepse është në pyetje pozicioni i kryesuesit. Izmi Zeka është edhe kreu i degës së PDK-së në Gjilan. Por unë nuk dua të bëjë presion dhe të imponojë asgjë sepse kam ardhur që nga dita e parë në vitin 2000 në PDK për ta rregulluar dhe për t`i ndihmuar asaj, por jo për tu bërë pjesë e sherrit në të”.

Mustafa tha se topi është në terrenin e PDK-së dhe ajo duhet të merr vendime. “Është akt me rëndësi të veçantë lidhja e marrëdhënieve me AAK-në” tha Mustafa./rajonipress/