RCCOLA

Mustafa: Të zbardhen vrasjet e atyre që u sakrifikuan për liri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në akademinë përkujtimore të mbajtur me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së publicistit Enver Maloku, kryetarit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se LDK-së i mungon Enver Maloku, sikur edhe intelektualë të tjerë dhe veprimtarët të cilët u vranë dhe u ekzekutuan qoftë gjatë luftës apo edhe pas mbarimit të saj.

RCCOLA

“Veprat e tyre, të krijuara brenda strukturave të LDK-së, tani nuk i takojnë vetëm kësaj partie, por i takojnë tërë Kosovës, i takojnë një bote demokratike dhe një jete demokratike të cilën ne po e ndërtojmë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi. “Neve na mbetet ta respektojmë veprën dhe figurën e Enver Malokut. Na mbetet neve, po ashtu, që të angazhohemi vazhdimisht që drejtësia të zbardh dhe të gjykojë të gjitha rastet e vrasjeve dhe ekzekutimit të njerëzve që me tërë qenien e tyre punuan dhe u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”. /Telegrafi/