GRANDEMALL

Mustafa: Të votohen e kandidohen më të mirët e PDK-së

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit duke folur para delegatëve të PDK-së tha se për pesë vite në Gjilan janë bërë punë epokale. Ai ka thënë se PDK ka dëshmuar të jetë e aftë për të qeverisur në të gjitha situatat derisa ka kërkuar që të zgjidhen e votohen kandidatët më të mirë. Izmi Zeka tha se PDK do të vazhdojë gjatë me qeverisje.

Kuvendi zgjedhor i IV i degës së PDK-së si zakonisht ka nisur me një orë vonesë. Asgjë nuk ka nisur pa qenë prezentë edhe lideri i tyre Hashim Thaçi i cili ka përgëzuar delegatët për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë për 13 vite.

Kurse Basri Musmurati koordinator i zgjedhjeve brenda PDK-së tha se procesi ka shkuar normalisht edhe pse ka pasur aty këtu bërryla ngapak, por gjithçka ka shkuar në favor të demokracisë dhe zhvillimeve brenda PDK-së.

Izmi Zeka kryetar i deritanishëm i PDK-së tha se kanë krijuar vlera demokratike. Sipas tij PDK është forcë numër një në Gjilan dhe Kosovë kurse zgjedhjet në PDK kishin një frymë garuese dhe një vetëdije politike e cila është garantuese e rritës së shtetit të Kosovës.

Zeka tha se jemi njëra nga partitë e degës ë PDK-së më të fuqishmet në Kosovë. “Ishim model i organizimit dhe i përkushtimit dhe nga këto premisa ju sigurojë dhe garantojë se qeverisja me PDK do të jetë edhe më e gjatë “tha Zeka.

Eco Higjiena

Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se për këto vite kemi kaluar nëpër shumë sfida deri në momentin kur në pushtet erdhi PDK. “Tani Gjilani është më ndryshe, është më i bukur, më i mirë. Gjilani për këto pesë vite ka arritur rezultate kulmore dhe realisht janë bërë kthesa epokale” tha Mustafa.

Mustafa ndërkaq tha se qyteti i Gjilanit nuk përfshinë vetëm 100 mijë banorë, por është një katalizator rajonal e ndërkombëtarë që integron dhe inkorporon edhe interesat e shqiptarëve në Luginë e Maqedoni. “Andaj investimet në Anamoravë dhe në infrastrukturë janë të domosdoshme”.

Duke ju referuar zgjedhjeve në PDK e Gjilanit Mustafa ka kërkuar nga delegatët që të votohen e të kandidohen më të mirët sepse siç u shpreh ai , kemi ende punë për të bërë dhe patjetër që PDK sërish do t`i fitojë zgjedhjet lokale sepse kemi krijuar një performancë të mirë tha Mustafa.

Hashim Thaçi ndërkaq pasi ka dëgjuar për kërkesat e Mustafës rreth investimeeve tha se “ne do ju mbështesim aq shumë me projekte, saqë ju do të lodheni “?.

Kuvendi i ka vazhduar punimet ku 181 delegat pritet të zgjedhin Këshillin Drejtues i cili pastaj zgjedhë kryesinë e degës dhe më pas zgjidhet edhe kryetari i degës ku ditëve të fundit ka pasur një luftë të ashpër për të tërhequr votat e delegatëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.