UBT

Mustafa: Të kërkohet reciprociteti edhe në të drejta për shqiptarët e Luginës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka folur për vendimin e sotëm të institucioneve të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targa me Serbinë.

Mustafa thotë se shqiptarët e këtyre trevave përshëndesin çdo veprim që forcon shtetin e Kosovës, megjithatë ai ka thënë se ky vendim në një tjetër aspekt penalizon banorët e Luginës së Preshevës.“Duke qene pengje të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit ky vendim do të godet drejtpërdrejtë edhe banorët e Luginës së Preshevës. Këta banorë historikisht dhe tradicionalisht janë të lidhur me Kosovën”, tha ai në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

ARKATANA

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës thotë se presin nga institucionet e Kosovë që pos reciprocitetit në targa, të zgjerojnë kërkesat për reciprocitet.“Ne presim që Qeveria e Kosovës të shkojë edhe më tutje dhe të kërkoj reciprocitet edhe në të drejta, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë ato të drejta që i kanë serbët në Kosovë”.

Mustafa thotë se taksa që sot ka vendosur Kosova rëndon pozitën e shqiptarëve të Kosovës, por sipas tij kjo do të zgjidhet me dialog.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.