Mustafa: Të jemi më solidarë, më tolerantë dhe më zemërgjerë

Gjilan – Kreu i PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa ka uruar besimtarët mysliman duke kërkuar që pas këtij muaji dhe pas kësaj feste të jemi edhe më solidarë, më tolerantë e më zemërgjerë me të dobëtin e të varfrin.
Postimi i plotë i Qemajl Mustafës
Në emër të degës së PDK në Gjilan
Urimet më të mira për festën e fitër Bajramit për të gjithë ata që e agjëruan Ramazanin, për të gjithë ata që deshën ta agjëronin por për arsye të ndryshme nuk patën mundësi dhe për të gjithë ata që e admirojnë besimin islam dhe obligimet ndaj tij.
Uroj që kjo festë të jetë vërtetë sublimim i përkushtimit dhe sakrificës së besimtarëve për ti shërbyer Zotit dhe njeriut në nevojë.
Uroj që pas këtij muaji dhe pas kësaj feste të jemi edhe më solidarë, më tolerantë e më zemërgjerë me të dobëtin e të varfërinë.
Me fat e me gëzime për jetë e mot!.