Eko Higjiena

Mustafa: Të arriturat e popullit të Kosovës, rezultat i përkrahjes së pazëvendësueshme të SHBA-ve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion dypartiak të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, i udhëhequr nga kongresisti Peter Roskam, ku ishin të pranishëm edhe kongresisti i rangut më të lartë në Komisionin e Partneritetit të Dhomës për Demokraci (HDP), David Price, kongresisti Adrian Smith dhe kongresisti Gerry Connolly.

Delegacioni dypartiak nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve përbëhet nga 20 anëtarë që punon drejtpërdrejtë me shtetet partnere në gjithë botën për të mbështetur zhvillimin e institucioneve legjislative efikase, të pavarura dhe reaguese.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa i ka njoftuar gjerësisht për të arriturat e deritashme të Kosovë si dhe për prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, integrimet euroatlantike si dhe avancimin e sistemit arsimor dhe shërbimeve shëndetësore.

Kryeministri Mustafa, i njoftoi kongresistët amerikanë edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, që lidhen me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, përmbushjen e marrëveshjeve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe me praninë e SHBA-së që po zhvillohet në Bruksel, raportet politike në Kosovë, transformimin e FSK-së dhe luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Kongresistët Peter Roskam, David Price, Adrian Smith dhe Gerry Connolly, pasi vlerësuan të arriturat në Kosovë, u interesuan për zhvillimet e ndryshme që lidhen me jetën parlamentare, zhvillimin ekonomik, luftën kundër dukurive negative siç janë radikalizmi dhe terrorizmi dhe çështje të tjera.

FITORJA

Kongresisti Peter Roskam, në fjalën e tij theksoi përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën, duke u shprehur i impresionuar me progresin e deritashëm të Kosovës duke pas parasysh se ku ka qenë para pak vitesh dhe ku ka arritur tani.

Kongresisti Roskam, po ashtu, inkurajoi Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë përkushtimin e saj që hap pas hapi të avancohet zhvillimi i gjithanshëm dhe që Kosova të vazhdojë të jetë faktor i stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri Isa Mustafa me këtë rast theksoi se të gjitha të arriturat në Kosovë janë rezultat i përkushtimit të qytetarëve të Kosovës dhe përkrahjes së pazëvendësueshme që SHBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën.

“Qeveria e Kosovës është plotësisht e përkushtuar që të vazhdojë avancimin e të gjitha aspekteve të zhvillimit dhe që në partneritet të përhershëm strategjik me SHBA-të të realizojmë synimet e qytetarëve të Kosovës”, tha kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i i parë, Hajredin Kuçi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe zëvendësministri i Jashtëm, Valon Murtezaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.