ARKATANA

Mustafa takon “Skifterat” e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga drejtori i kulturës, rinisë dhe sportit Veton Nevzati, kanë pritur një grup të tifozëve të KF “Gjilani”, “Skifterat”, me të cilët nga afër kanë biseduar për sportin në përgjithësi.

Mustafa tifozët “skifterat” i ka informuar për investimet që janë bërë dhe po bëhen në sport, me stadiumin ndihmës me mirëmbajtjen më të mirë në Kosovë të stadiumit, si dhe me projekte të ndryshme që janë për sportin dhe sportistët gjilanas.

Gjithashtu është biseduar edhe për gjendjen në klub, dhe pretendimet që KF “Gjilani” të hyj në super ligë. Mustafa tha se ai së bashku me drejtorin kanë vullnetin që bashkërisht të vazhdojmë përpara, për të mirën e sportit dhe për suksese më të mëdha gjatë të ardhmes.

Ndërsa në emër të grupit të “skifterëve”, Skender Shahini, ka thënë se si tifoz janë shumë të kënaqur me ndihmën që Komuna i ka dhënë sportit në përgjithësi në Gjilan, si në futboll, basketboll, karate, hendboll etj, dhe për shumë ambiente sportive, terrene sportive, etj.

FIDANISHTJA

Gjithçka që është punuar po e dëshmon një ngritje të sportit, ne ngadalë, por sigurt po ecim përpara si sport në përgjithësi, porse duhet një mbështetje edhe për klubet” ka thënë Shahini.

Tifozët janë interesuar edhe për projektet dhe planifikimin që ka Komuna e Gjilanit për sportin, dhe infrastrukturën sportive.

Edhe drejtori Veton Nevzadi, ka thënë se Drejtoria që ai drejton përherë është dhe do të jetë edhe në të ardhmen pranë kërkesave të sportit, klubeve dhe tifozëve, me mundësit që ka dhe që mund t’i krijoj përmes donatorëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.