Fundamenti

Mustafa takon futbollistet nga SHBA-të

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa ka pritur në një takim pune ekipin futbollistik të femrave nga shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht nga Kolegji MountHolyoke të cilët u interesuan saktësisht për talentet femra që ka Gjilani.

Ata gjithashtu janë duke monitoruar edhe implementimi i planeve aksionale për regjionet, Gjilan, Prishtinë, Mitrovicë dhe Pejë. Këto plane janë mbështetur nga Departamenti Amerikan ndërsa implementohen nga OJQ ITD. Delegacioni i futbollisteve femra nga ShBA ka vizituar stadiumin e qytetit, terrenet sportive në shkollën fillore “Musa Zajmi” dhe terrene të tjera sportive.

Me këtë rast në pritjen që kryetari i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa i ka bërë këtij ekipi me lojtare nga Massachusetts dhe Vashington, duke ju uruar mirëseardhje sportistëve nga SHBA-të, ka thënë se Komuna e Gjilanit dhe shteti i Kosovës në përgjithësi kanë jashtëzakonisht shumë lojtare të reja dhe të interesuara për sport, por që ende investimi në sport është i vogël edhe përkundër interesimit tonë si Komunë, që në këtë fushë të bëhet edhe më shumë.

Përkundër buxhetit shumë të vogël ne si Komunë ia kemi dal që ekipet e sportit gjilanas t`i mbështesim në forma të ndryshme, me këtë rast po përmendim ndihmën që ne jemi duke u ofruar atyre siç janë investimet në infrastrukturë sportive, investime të shumta në Stadiumin e qytetit, pastaj renovim të palestrës sportive, investime të shumta në sallat sportive nëpër shkolla, pagesën e udhëtimeve të ekipeve sportive si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe investime të tjera nëpër shkolla.

Tash së fundmi do të investojmë nëpërmes donatorëve një stadium ndihmës në një vlerë disa qindra mijëra euro të cilat janë në shërbim të sportistëve, poashtu një stadiumin ndihmës e kemi edhe në Kazermën e FSK-së dhe të gjitha këto janë në shërbim të kushteve më të mira për sportistët gjilanas”, tha kryetari Mustafa, duke shtuar se më meritorët përsëri janë sportistët, familjet, mësuesit (trajnerët) e tyre, të cilët çdo ditë punojnë shumë që sukseset të mos mungojnë.

UBT

“Si shtet i ri që jemi kemi shumë nevojë për ngritje të kapaciteteve, për mësime më të avancuara në shumë fusha në mënyrë që të mos i përsërisim gabimet që eventualisht kishit ju gjatë ngritjes tuaj”, përfundoi ai.

Ndërsa Afërdita Fazliu, selektore e ekipeve të femrave, në Ministrinë e Sportit, tha se Gjilani është model i Komunave të Kosovës për sport. Është një mungesë e madhe e buxhetit për këtë sektor, por në Gjilan mund të shohim gjatë tërë vitit investime të cilat janë standarde dhe të shumta në këtë sektorë. Bashkëpunimi me futbollistët amerikan është shumë i domosdoshëm, e posaçërisht kur kemi të bëjmë me futbollin e femrave, i cili në Kosovë ka nevojë për një mbështetje të madhe institucionale.

Arben Maliqi që është njëri nga anëtarët e këshillit organizativ për themelimin e ekipit të futbollit të femrave në Gjilan, bashkë me Blerim Sylejmanin dhe Afrim Mehmetin, tha se liga e femrave është kyçe në ndërkombëtarizimin e futbollit. Ne jemi duke punuar mjaft shumë për themelimin e klubit futbollistik të femrave në Gjilan, për këtë e kemi edhe mbështetjen e kryetarit të komunës. Siç tha ai, “Ne jemi me fat që kryetari i komunës është duke mbështetur në çdo hap sportin gjilanas dhe jemi shumë të bindur se sukseset nuk do të mungojnë për vetë faktin që investimet janë duke i motivuar çdo ditë e më shumë sportistët që të merren edhe më sinqerisht me sport.

Gjatë muajit prill të këtij viti për tre javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar një grup i sportistëve femra nga Kosova, ku nga afër kanë parë zhvillimet në sportin amerikan. Gjatë vitit të kaluar kishim 7 ekipe futbollistike të femrave, ndërsa shumë shpejt pritet që kësaj ti bashkëngjitet edhe një ekip e femrave nga Gjilani./rajonipress/