Mustafa sulmon ashpër Ramush Haradinajn

Kreu i Qeverisë Isa Mustafa në një postim në Facebook ka sulmuar ashpër Ramush Haradinajn duke thënë se nuk ka lënë asgjë pa premtuar kur është fjala për të ardhur në pushtet. Në këtë konteskt ai ka përmendur edhe vrasjet e pas luftës të njerëzve të LDK’së.
Ata qe po bejne me gisht e po kercenohen, nuk kane lene asgje pa premtuar e pa ofruar, per te qene ne pushtet: Gjykaten Speciale, vendet e rezervuara edhe dy mandata, gjenerozitete per pakicat, vazhdim te dialogut dhe implementim te marreveshjeve.
Sa per mua eshte e qart se njerezit e LDK -se i kane vra e i kane kercenuar por kurr nuk jane dorezuar. E kane kercenuar edhe Ibrahim Rugoven, jane likuiduar shume veprimtare te LDK-se por fryma shtetendertuese nuk eshte ndale. Nuk do ta ndalni as ju!