Eko Higjiena

Mustafa: “Spikerët” e opozitës po flasin nëpër mjegull

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Nuk është lehtë me qenë në opozitë sepse është mision i vështirë e për dikend që ka qenë në pushtet është “mision impossible” tha Qemajl Mustafa duke ju përgjigjur akuzave të LDK-së rreth zyrës së prokurimit dhe auditorit të brendshëm.

Akuzave të Ismajl Jonuzit nga komisioni për ekonomi në LDK , se zyra e prokurimit nuk është transparente dhe se po bënë politika selektive në dhënien e tenderëve dhe se zyra e auditorit të brendshëm është servis i kryetarit të komunës u është përgjigjur vet Qemajl Mustafa.

Mustafa për rajonipress tha se akuzat e Jonuzit nuk qëndrojnë fare.”Ismajl Jonuzi ka folur në vazhdën e “spikerëve” të opozitës të cilët e kanë për mision për të folur diçka të xhumave dhe të shtunave të javës. Asgjë nuk qëndron nga jo që thotë Jonuzi” sqaroj Mustafa.

Mustafa tha se sa i përket transparencës ajo në komunën e Gjilanit është e pakusht që pesë vite me radhë. “Nuk ka asnjë kërkesë që e ka drejtuar LDK-ja apo kushdo tjetër në departamentin e prokurimit e që nuk e ka marrë përgjigjen me kohë” u shpreh Mustafa.

UBT

Duke ju referuar akuzave rreth dhënies së tenderëve, Mustafa tha se tenderët i fitojnë ata që janë konkurrent dhe përherë më të mirët.”Le të kontrakton LDK auditor të jashtëm për nevoja të tyre, ne e pranojmë . Kurse sa i përket auditorit të brendshëm, e ka thënë saktë Jonuzi sepse ai vërtet është “servis i kryetarit” sepse me ligj është i tillë”.

Mustafa ka porositur opozitën që ta lexojnë ligjin e auditimit të brendshëm dhe e mësojnë që auditimi i brendshëm i shërben menaxhmentit të komunës dhe raportet e tij nuk publikohen. “Auditori i brendshëm shërben për ta orientuar dhe korrigjuar qeverisjen. Opozitarë lexojini ligjet dhe mos flisni nëpër mjegull. Ejani e kërkoni të dhëna se të gjitha i keni në dispozicion” tha Mustafa.

Kreu i komunës tha se e kupton rolin e opozitës.”Nuk është lehtë me qenë në opozitë sepse është mision i vështirë e për dikend që ka qenë në pushtet është “mision impossible” tha Mustafa./rajonipress/