Hidromorava

Mustafa: S’ngushtohem nëse i ndërroj fjalët për vendet e rezervuara

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Prishtinë – Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, porsa e ka dëgjuar lajmin për akuzat që nga nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i janë bërë në emisionin “Rubikon” rreth premtimeve për vende të rezervuara të serbëve në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nuk do t’ia shihte vetes për të madhe sikur t’i ndërronte fjalët për këtë çështje.

“Nuk do t’ia shihja për të madhe vetit edhe nëse do t’i ndërroja fjalët sa u përket këtyre vendeve, në mënyrë që ato mos t’i pranoj”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në rrjetin social, Facebook.

Mustafa ka shkruar se e vërteta është se në asnjë takim dhe në asnjë rast nuk i ka përkrahur vendet e rezervuara dhe nuk ka lënë hapësirë të pritet se LDK-ja, eventualisht mund të ndërrojë qëndrimet në favor të vendeve të rezervuara.

Hidromorava

“Rezervomania dhe rrenomania janë bërë nevojë e njerëzve të PDK-së. Unë nuk mund t’i kuptoj se ku e kanë zorin dhe interesin që në fund të mandatit të qeverisjes së tyre të dështuar të kërkojnë që të ndryshohet Kushtetuta dhe të instalohet një sistem krejtësisht jofunksional parlamentar”, ka shkruar ai.

Sa i përket LDK-së, Mustafa ka theksuar se nuk do të pajtohet.

“Por, ne nuk na dhimbsen edhe nëse nxjerrin lot krokodili për vendet e rezervuara njerëzit e PDK-së, përderisa partnerët e tyre nga pakicat kërcënohen se do ta bllokojnë Kuvendin duke përdorur të drejtat që ua kanë mundësuar pikërisht këto vende dhe kjo logjikë”, ka përfunduar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.