GRANDEMALL

Mustafa: S’mund të përballojmë shpenzimet për veteranë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se gjenden në gjendje të rëndë dhe të pakëndshme. Ai ka thënë se është e pamundur të përballohen shpenzimet për këto kategori.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka ngritur çështjen e mungesës së mjeteve për pensionet e veteranëve të luftës.

Ai ka thënë se Ministria që është drejton është në konsultim me Ministrinë e Financave për gjetjen e mjeteve, pasi sipas tij, janë në minus 1.6 milionë euro për muajin shtator.

“Besoj që shumë shpejtë do të reagojmë për pagesën e këtij muaji dhe do të punojmë për gjetjen e mjeteve. Ne kemi rekomandim nga auditori që të bëjmë ndalesa për dy pensionet. Besojmë që gjatë javës në vijim do të sjellim projektligjin, ku do të definohen më qartë, sepse janë prekur familjet e luftës”, tha Abrashi.

Lidhur me këtë, ministri i Financave, Avdullah Hoti se në buxhetin e vitit 2016, për këtë kategori janë paraparë 25 milionë euro, por janë shtuar edhe 7 milionë euro të tjera.

ARKATANA

“Duhet të konsultohemi si të procedojmë sepse mjetet janë zero për këtë kategori. Mjetet e parapara janë shumë më pak se sa e kemi numrin e veteranëve”, tha Hoti.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se gjenden në gjendje të rëndë dhe të pakëndshme.

Ai ka thënë se është e pamundur të përballohen shpenzimet për këto kategori.

Madje, i pari i Qeverisë ka deklaruar se që nga FMN kanë kërkuar që të bëhet një zgjidhje për këtë, duke mos u rrezikuar qëndrueshmëria buxhetore.

“Nëse nuk gjejmë zgjidhje ne do të rrezikojmë marrëveshjet me FMN-në, kreditë ndërkombëtare dhe mjete tjera që i marrim nga institucionet e BE së. Ne nuk mund të paguajmë mjetë për individë që janë në lista, e nuk i kanë meritat”, ka thënë Mustafa./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.