Uji Dea

Mustafa: S’merremi më me “badihavgjinjë”

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Qemajl Mustafa, Kryetari i Komunës së Gjilanit, duke iu drejtuar dhe informuar qytetarët e Gjilanit për mirëmbajtjen e rrugëve në gjithë hapësirën e Komunës, tha se si komunë jemi shembulli më i mirë i mirëmbajtjes së rrugëve, e me theks të veçantë, i mirëmbajtjes së rrugëve gjatë këtij dimri që shkoi.

Lidhur me “aktet” e Vetëvendosjes për kinse mosmirëmbajtje të mirë të rrugëve gjatë sezonit të verës dhe dimrit nga ana e Komunës, kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa në reagimin e tij, për media, këto veprime të VV-së i quajti të kota dhe shpenzim i kohës nga këta njerëz, arsyet e të cilave as ata vet nuk i dinë, ose thënë më mirë punë “badihavgjish”.

Qemajl Mustafa, Kryetari i Komunës së Gjilanit, duke iu drejtuar dhe informuar qytetarët e Gjilanit për mirëmbajtjen e rrugëve në gjithë hapësirën e Komunës, tha se si komunë jemi shembulli më i mirë i mirëmbajtjes së rrugëve, e me theks të veçantë, i mirëmbajtjes së rrugëve gjatë këtij dimri që shkoi.

Për asnjë moment nuk ka pasur ndonjë izolim të ndonjë zone rurale e lere më urbane, edhe përkundër reshjeve të mëdha që kanë përfshirë vendin tonë. Disa komuna ishin të bllokuara, mirëpo tek ne një gjë e tillë nuk ka ndodh që edhe një familje e vetme në fshatin më të largët nga qendra, të mos ketë qasje në rrugë për shkak të borës së madhe. Gjithashtu edhe mirëmbajtja verore, (fjala vjen, te asfaltet) ka ndodhur jashtëzakonisht me korrektësi.

Kemi bërë investime në mirëmbajtje, varësisht nga sezoni, ndërsa puna bëhet me kualitet të lartë. Nga viti në vit kemi rënie të shpenzimeve te mirëmbajtja verore e rrugëve, sepse punët janë duke u bërë mirë dhe secilin vit të ardhshëm ne e mbyllim me më pak gropa. Por kur jemi te mirëmbajtja dimërore e rrugëve, ajo varet nga kushtet atmosferike që e përcjellin vendin tonë.

Ndërsa veprimet e sotme të formacionit politik VV-së, që ka dalë të peshkoj në rrugë është punë “badihavgjish”, dhe nuk dua të merrem absolutisht me ta. Ata janë njerëz që nuk din ku ta shpenzojnë kohën dhe mendojnë forma të kësaj natyre.

Eco Higjiena

Qytetarët e Komunës së Gjilanit i informoj se ne nuk kemi kohë të humbim kot së koti dhe kështu siç bënë kjo lëvizje. Ndaj ne kemi zgjedhur që të punojmë sipas agjendës tonë të përbashkët të cilën ju e dini mjaftë mirë. Përndryshe unë si kryetar i Komunës jam i kënaqur me drejtorinë e shërbimeve publike sepse ata vazhdimisht janë duke e kontrolluar gjendjen në teren.

Por tipa të tillë që e mohojnë me çdo kusht suksesin e komunës, siç është kjo lëvizje ne nuk kemi kohë të merremi fare me ta. Gropat më të mëdha i kemi mbyllur në mënyrë që të mos merremi me këtë çështje gjatë korrikut dhe gushtit.

Rishpallja e tenderit për mirëmbajtjen verore nuk do ta pengoj aspak qytetarin e Komunës, sepse ata do t’i kenë kushtet optimale për një lëvizje komode në hapësirën e Komunës.

Pjesa më e madhe e punëve do të kryhet gjatë muajve korrik, gusht, shtator, ku pritet të fillohet njëherë në zonën rurale, e pastaj kur shkojnë pjesa më e madhe e bashkatdhetarëve do t’i rikthehemi edhe njëherë pjesës urbane nga mesi i gushtit e mbas.

E themi edhe njëherë se për “badihavgji” dhe për njerëz diskreditues, mohues të procesit, etj. siç janë këta të VV-së, ne nuk do të humbim më kohë. Ata e kanë atë stil të sjelljes, tipa të cilët po i shohim të gjithë ne, ndërsa, ne e kemi programin tonë të përbashkët me juve, për një qeverisje dinjitoze dhe në interes të të gjithë neve brenda hapësirës së Komunës thuhet në reagimin e Mustafës./rajonipress/