GRANDEMALL

Mustafa: S’ka zgjedhje të jashtëzakonshme

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Mirëpo, sa i përket politikës në vend, Mustafa e ka hedhur poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.“Duke parë situatën aktuale politike, zgjedhjet e parakohshme nuk zgjidhin asgjë, sepse forcat politike janë ashtu siç janë, vetëm do të përsërisnim të njëjtën gjë”, ka thënë Mustafa duke shtuar se mandati duhet të kompletohet.

Qeveria e Kosovës ka në plan të shpenzojë 50 milionë euro për veteranët e luftës, e kjo në përputhje me kërkesat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka thënë kryeministri Mustafa për Reuters gjatë një konference në Londër, transmeton Gazeta Express.

Kosova u pajtua për financim dhe marrëveshje dy vjeçare me FMN’në në korrik të vitit 2015 me vlerë 184 milionë euro (204 milionë dollarë), nga të cilat ka tërhequr deri më tani 71 milionë euro.

Mirëpo, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar rritjen e shpenzimeve publike kështu duke përfshirë edhe pakon e përfitimeve për veteranët e luftës.

Trajtimi i veteranëve të luftës së Kosovës që ndodhi gjatë viteve 90’të me Serbinë, është një çështje shumë e ndjeshme.

ARKATANA

Kosova e shpalli pavarësinë e saj zyrtarisht në vitin 2008, por është njëri nga vendet më të varfra të rajonit. Kriza politike ka çuar që deputetët e opozitës të ndërprenë seancat parlamentare të vendit me gaz lotsjellës këta muajt e fundit.

“Numri i veteranëve të luftës është rritur përtej asaj që ishte planifikuar fillimisht dhe FMN’ja ka vlerësuar se kjo do ta destabilizojë buxhetin nëse nuk kontrollohen mirë këto shpenzime dhe ata besojnë se shuma 50 milionë euro është një shumë të cilën ne nuk mund ta kalojmë”, ka thënë Mustafa për Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Ne kemi folur me veteranët dhe kemi rënë dakord që ne duhet të bëjmë disa ndryshime në ligjin për veteranët e luftës dhe për format e aplikimit, duke shtuar norma të reja”, ka thënë Mustafa.

Mirëpo, sa i përket politikës në vend, Mustafa e ka hedhur poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

“Duke parë situatën aktuale politike, zgjedhjet e parakohshme nuk zgjidhin asgjë, sepse forcat politike janë ashtu siç janë, vetëm do të përsërisnim të njëjtën gjë”, ka thënë Mustafa duke shtuar se mandati duhet të kompletohet. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.