UBT

Mustafa s’i takon kundërshtarët e brendshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Qazim Bajgoraliu, ka dhjetë ditë që ka ardhur në Kosovë dhe ende nuk ka pasur një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ai ka thënë se në vitet e kaluara në këtë periudhë kohore gjithmonë kanë pasur pritje nga ana e të parit të partisë, por këtë radhë gjërat kanë ndryshuar. Por sivjet Bajgoraliu është shprehur hapur kundër koalicionit LDK-AAK-Nisma.

Tash, ai pretendon se kjo mund të jetë një nga arsyet që ka penguar zhvillimin e një takimi mes tij dhe Mustafës. “Zotëri Mustafës ia kam bërë me dije agjendën tonë përmes një e-maili, që do të donim ta takonim. Që 10 ditë që kam ardhur, nuk kemi pas takime, edhe pse në këtë periudhë të vitit gjithmonë kemi pas takime të realizuara. Kemi pas traditë të pritjes së degës tonë nga kryetari i partisë. Ndoshta nuk e ka pa e-mailin, ka agjendën e vet edhe ai. Unë do të shfrytëzoj edhe kontakte tjera për t’i treguar gatishmërinë për një takim me të”, ka thënë Bajgoraliu, gjatë një interviste që i ka dhënë gazetës, para pak ditësh.

Uji Dea

Që Isa Mustafa di të jetë refuzues në momente të caktuara, kanë vlerësuar edhe analistët politikë. Për analistin Shpend Kursani prishjet personale që mund t’i ketë Mustafa brenda partisë së tij, fundja janë çështje që i takojnë vetëm atij, dhe kjo, sipas tij, nuk definon nivelin e demokracisë që mund të ketë Mustafa, por vetëm bën matjen e nivelit të forcave brenda LDK-së…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.