Mobi Casa

Mustafa shtron Iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan- Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, për nderë të muajit të Shenjtë të Agjërimit-Ramazanit, ka shtruar një iftar me ç’rast i ka falënderuar për bashkëpunimin krerët e Bashkësisë Islame dhe të njëjtën kohë këtyre dhe mbarë besimtarëve islam ua ka uruar muajin e shenjtë Ramazanin duke u dëshiruar agjërim të lehtë.

Me këtë rast kryetari Mustafa ka thënë; “Është me rëndësi që ndodhemi bashkë dhe përkushtohemi të jem në shërbim të qytetarëve tanë. Kënaqësia është në besim dhe në përkushtim që prodhon harmoni me të afërmit, farefisin dhe shoqërinë, me të cilët keni një ndjenjë solidariteti. Ne do të vazhdojmë të jemi bashkë, ta ndihmojmë njëri-tjetrin sepse vetëm të bashkuar dhe të harmonizuar si shoqëri do të prosperojmë. Duam që Bashkësinë Islame ta shohim të fuqishme të unifikuar, ta shohim në veprim, sepse BI historikisht ka qenë ndihmë e madhe e Kosovës. Këtë e ka dëshmuar edhe në vitet e rënda të luftës për liri dhe mbijetesë, ku bashkësia islame ka luajtur rol të veçantë. Kemi punuar përmbajtësish bashkë dhe kemi qenë të lidhur në gëzime dhe hidhërime”, ka potencuar kontributin e Bashkësisë Islame ,Mustafa dhe i ka siguruar ata se kjo frymë e instaluar nga ne do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Mustafa ka theksuar edhe bashkëpunimin e ngushtë mes Komunës dhe BI në ndihmë për skamnorët, ndërsa në mënyrë të veçantë ka potencuar hapin tjetër të rëndësishëm për heqjen simbolike të shpenzimeve të varrimit. Pra shteti është i vetmi garant për jetë normale të njeriut, familjes e shoqërisë. Pa shtet nuk ka as lindje as vdekje të mirë.

Uji Dea

Në anën tjetër kreu i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Mustafë Bajrami, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit për shtruarjen e këtij iftari duke shprehur mirënjohjen e tij për nivelin e lartë të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve, ndërsa është zotuar në emrin e Këshillit të BI-së se do të punoj për të mirën e qytetarëve të komunës, në shërbim të xhematit dhe të gjithë atyre që jetojnë në këtë vend.

Në këtë iftar të pranishëm ishin të gjithë imamët, myezinët e xhamive të Komunës së Gjilanit./rajonipress/