Mobi Casa

Mustafa shkarkon Xhelilin

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Qemajl Mustafa ka shkarkuar nga detyra e tij, Drejtorin e Drejtorisë për Rini, Kulturë e Sport, Selver Xhelilin me arsyetimin se ka bërë sjellje të papërgjegjshme të herëpashershme të tij, e të cilat kanë kulmuar me rastin e qërimit fizik të hesapeve me një shërbyes civil nga drejtoria për gjeodezi, kadastër e pronë.

Selver Xhelili drejtor për kulturë,rini e sporte është shkarkuar nga kreu i Komunës Qemajl Mustafa. Xhelili i cili pret ta merr vendimin me shkrim tha për rajonipress se është i njoftuar gojarisht,por ende me shkrim nuk është njoftuar.

Megjithatë Xhelili shkarkimin e tij e quan lojë politike ,por tha se do ta zbaton atë. Në vendimin e Qemajl Mustafës thuhet se ai shkarkohet nga posti i drejtuesit të DRKS-së për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të herëpashershme të tij, e të cilat kanë kulmuar me rastin e qërimit fizik të hesapeve me një shërbyes civil nga drejtoria për gjeodezi, kadastër e pronë.

“Drejtorit i është tërhequr vërejtja për përmirësim në sjellje disa herë ( verbalist dhe me shkrim), gjatë mandatit të tij si drejtor por i njëjti në vend se të korrigjohet ka bërë shkelje edhe më të rëndë e që për kodin tonë e qeverisjes është e patolerueshme” thuhet në shkarkimin e Mustafës.

KKVITI

Xhelili ka pranuar se para pak ditësh ka pas një mosmarrëveshje me një zyrtarë nga një drejtori tjetër, por se sipas tij, ajo çështje është sqaruar ndërsa prapa rritjes së kësaj çështje në përmasa të tilla fshihet një lojë politike , që ka të bëjë me proceset politike që do të ndodhin, pasi po përgatitet të ndërrohet ngjyrimi politik i koalicionit që qeveris aktualisht me Gjilanin.

Përndryshe, Xhelili thotë se asnjëherë nuk ka pas vërejtje me shkrim për sjellje të papërgjegjshme nga kreu i komunës, ndërsa shtoi se përgjatë mandatit të tij asnjëherë nuk është bërë më shumë për rininë, sportin e kulturën, segmente këto që i mbulon drejtoria që ai e udhëhoqi deri më sot.

Ai tha se për punën e mirë që ka bërë, DRKS e Gjilanit në vitin 2011 ishte shpallë drejtoria më e mirë në nivel Kosove nga drejtoritë përkatëse, ndërsa vlerësime pozitive ka pas gjatë gjithë mandatit nga vetë rinia, sporti dhe kultura, ndërkohë që edhe në raportin e kryetarit ai është lavdëruar bile, siç ka thënë Xhelili, edhe në debatin e të shtunës me qytetarë, vet kreu i komunës Qemajl Mustafa ka vlerësuar pozitivisht këtë drejtori.

Andaj për Xhelilin nuk qëndrojnë arsyet e cekura në vendim, por se ai do ta respektojë atë dhe do ta lëshojë zyrën për t`i lënë vendin Ali Demit, drejtorit aktual të Teatrit, i cili pritet të jetë ushtrues detyre i DRKS- së deri në një vendim tjetër./rajonipress/

Mund të ju interesoj: