Mobi Casa

Mustafa: Seanca të mbahet në mes të javës së ardhshme

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit të Kosovës për të deklaruar se liderët e koalicionit të VLAN kanë konsideruar se shtyerja e seancës është një abuzim I rëndë i institucioneve.

“Nuk jemi të mbajmë një seancë sepse ata që e kanë marrë mandatin po i frikësohen seancës, por jemi të mbledhur këtu të shprehim pakënaqësinë tonë me zhvillimet e fundit. Jemi këtu të japim zotimin tonë si subjekte politike të LDK-AAK-NISMA dhe VV. Ne kemi një qëllim të përbashkët që është në të mirë të qytetarëve të Kosovës që është në përparimin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se Blloku VLAN nuk ka kërkesë tjetër veçse që shumicës parlamentare t’i jepet mundësia që të zgjedh institucionet vendore.

“Do të bëjmë kërkesë të përbashkët që vazhdimi i seancës së ardhshme të mbahet më së largu në mes të javës së ardhshme”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Kurti: Republika e Kosovës është parlamentare dhe ajo organizohet rreth shumicës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se janë mbledhur sot për të shprehur pakënaqësitë me ndërprerjet e padrejta dhe të paligjshme të seancës dhe me mos vazhdimin e seancës konstituive e cila do ta bënte fillimin e legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës.
“PDK-ja, kjo parti-shtet e ka lënë pa Republikë po donë që ta lej edhe pa Kuvend. Jemi bërë bashkë që në vijim të luftohet krimi, korrupsioni, të hapet perspektiva për qytetarët pa asnjë dallim. Jemi dëshmitarë që seanca konstituive u ndërpre, pastaj ajo u vazhdua përsëri për tu ndërprerë dhe së fundi u shty që mos të vazhdohet”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se Republika e Kosovës është parlamentare dhe ajo organizohet rreth shumicës.

“Ne jemi zotuar sot që të vazhdojmë me punën tonë të përbashkët dhe qëndrimin tonë të përbashkët ta bëjmë bashkëveprim. Javën e ardhshme do të vazhdojmë me punën e institucioneve tona”, ka theksuar Kurti. /Telegrafi/

Limaj: Do ta zgjidhim këtë situatë, sipas ligjit dhe rendit kushtetues

FIDANISHTJA

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova ka një jetë parlamentare, e cila ishte shembull për të tjerët, por ka edhe procedura.
Sipas tij, të gjithë e dimë se seancën plenare e shtyjnë vetëm deputetët dhe askush tjetër.

Ai ka vlerësuar se është bërë një veprim, i cili ka shkel rregullat e seancës.

“Sot do të duhej që sipas rregullave dhe procedurave të mbahet seanca e thirrur nga kryesuesja. Ne sot si shumicë kemi ardhur këtu edhe pas njoftimit të mbrëmshëm për të treguar se është hera e dytë që shtyhet seanca në mënyrë të padrejte duke shkelur Kushtetutën. Është bërë një veprim, i cili ka shkel rregullat e seancës. Bëjmë thirrje që të vazhdojmë seancën”, ka theksuar Limaj.

Ai ka shtuar se qëllimi i këtij takimi nuk ka qenë tjetër vetëm se shprehjen e vendosmërisë së Bllokut.

“Jemi te bindur që shumëkush ka pritur të bëjmë këtu revolucion. Këtu jemi sot si shumicë, jemi 63 deputetë. Shumica e cila përfaqëson pjesën më të madhe të popullit. Kosova ka shumë nevojë të themelojë organet shtetërore. Ne do ta zgjidhim këtë situatë, sipas ligjit dhe rendit kushtetues. Ne do te kemi një qeveri të shumicës”, ka thënë Fatmir Limaj. /Telegrafi/

Haradinaj: Ndryshime të plota dhe jo të pjesshme dhe me kompromise

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me zhvillimet e fundit në Kosovë, është shkaktuar një dëm i madh.
“Si ndëshkohet më së miri ky dëm dhe si i jepen meritat? I jepen me ndryshime të plota dhe jo të pjesshme dhe jo për një kompromis, jo për kompromis me klanin qe e rrethon Hashim Thaçin, jo shantazheve dhe blerjes së deputeteve me para. Ky ndryshim fillon me zgjidhjen e kryeparlamentarit, e ai është Isa Mustafa”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se Blloku është i vendosur për ndryshime.

“Ne sot i themi qytetarëve të vendit se jemi të vendosur për një ndryshim të madh, është vullneti i popullit. Ne do ta zgjedhim kryetarin e kuvendit në afat kohor dhe do të krijojmë institucionet”, ka theksuar Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.