UBT

Mustafa s’e ndërpret dialogun me Serbinë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë në shenjë solidarizimi pas vendimit të Gjykatës franceze për shtyrje të vendimit për Liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deri më 6 prill. Kërkesën për shtyrje të kësaj seance e paraqiti shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajazit, propozim i cili gjeti mbështetje edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ndërsa, para këtij vendimi të Pajazitit salla e Kuvendit u zbraz nga deputetët e opozitës në shenjë revolte ndaj drejtësisë franceze për veprimet e saj karshi ish-kryeministrit Haradinaj.

Kjo seancë e ndërprerë do të vazhdojë të hënën prej orës 10:00, kështu i ka njoftuar deputetët nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

UBT

Gjatë seancës opozita i bëri kërkesë shefit të Qeverisë që t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë, kjo kërkesë erdhi pas vendimit të Gjykatës Franceze për moslirimin e z. Haradinajt. I pari i ekzekutivit nuk i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese të opozitës, pasi që Mustafa ka theksuar se duhet hapur tema të reja në dialogun Prishtinë – Beograd, si dhe, siç është shprehur ai, bisedimet përfundojnë vetëm me njohjen reciproke të të dyja republikave. “Janë disa tema që duhet të përfundohen atje dhe procesi i dialogut duhet të përmbyllet me njohjen e dy shteteve, me Demarkacionin në mes të Kosovës dhe të Serbisë, me respektimin e fqinjësisë së mirë dhe me ndarjen e pasurisë nga koha e ish-Jugosllavisë”, ka potencuar Mustafa.

Më tej ai ka thënë se do të kërkohet garanci nga Bashkimi Evropian për çështjen e të pagjeturve. “Ne kemi shtruar edhe më parë çështjen e të pagjeturve ku ne do të kërkojmë garanci nga BE-ja për personat e pagjetur dhe lokacionin e varrezave, do të kërkojmë edhe hapjen e arkivave të ushtrisë pasi që po bëhen gërmime dhe nuk po gjenden njerëzit”, ka thënë Mustafa. Duke siguruar se do të hapet edhe çështja e pensioneve dhe kthimi i dispozitave. “Do të hapet çështja e pensioneve dhe kthimi i depozitave, dëmshpërblimet e luftës, vrasjet e njerëzve, trashëgimia kulture dhe dëmshpërblimet nga dëmet fizike në prona private dhe në ato publike si pasojë e veprimeve të Serbisë”, ka deklaruar kryeministri.

Ndryshe, sipas Mustafës, formati i bisedimeve Prishtinë – Beograd do të bëhet në koordinim me presidentin Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin. “Se si do të jetë formati i dialogut do ta trajtojmë me presidentin dhe kryeartin e Kuvendit, pjesa dërmuese e çështjeve që dialogohen atje janë qeveritare, por ne do të bëjmë përpjekje që dialogu të jetë sa më transparent”, ka përfunduar ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.